Përgjegjësi i Departamentit

Dr. Genti Kruja. Mbaroi studimet e larta në Turqi më 2003, në Universitetin Istanbul, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Sociologji. Në 2007 ka kryer Masterin SHPU në Universitetin e Tiranës, dega Sociologji-Filozofi me temë “Dialogu dhe toleranca ndërfetare: ecuri dhe sfida”. Në 2015 ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Filozofi, me temë dialogun ndërkulturor.

Gjatë viteve të fundit, me anë të programeve të ndryshme, ka bërë të mundur bashkëpunimin me disa organizata vendase dhe ndërkombëtare për të organizuar evenimente promovuese të vlerave të dialogut, me të cilat janë organizuar zhvilluar disa simpoziume dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Genti Kruja është autor i librit “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, bashkautor i disa librave dhe editor i shumë librave të tjerë.

Nga vitet 2003-2005 ka qenë drejtor i Shtëpisë Botuese “Prizmi” dhe redaktor i jashtëm në gazetën “Drita Islame”. Në vitet 2005-2010 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në vitet 2010-2016 ka qenë Drejtor i Kulturës dhe i Dialogut Ndërfetar në KMSH. Në vitet 2014-2016 ka qenë njëkohësisht edhe drejtor i revistës “Drita Islame”, si dhe nga viti 2012 ushtron edhe detyrën e kryeredaktorit të revistës shekncore “Zani i Naltë”.

Ai është gjithashtu anëtar i Institutit të Sociologjisë, ndërsa duke filluar nga janari i vitit 2017 Dr. Genti Kruja është Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame dhe prej vitit 2013 lektor i Sociologjisë në Bedër.

 

Sekretar i Departamentit

Fatjeta Hasa: Ka lindur në Librazhd ne vitin 1990. Në vitin 2008 ka mbaruar Medresenë e Tiranës dhe në vitin 2014 është diplomuar ne Universitetin Selçuk, Konya, Turqi në degën Punë Sociale.