Emri i Lëndës : Sijer
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ISC 122-1 A -1 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Në këtë lëndë do të shpjegohet historia e popullit arab para Islamit, kronologjia e jetës së Profetit (s.a.s) si një personalitet historik, personaliteti i tij dhe veprimtaritë.
Objektivat 1. Studimin e kohës në të cilën jetoi Profeti (s.a.s) brenda gjithë historisë së njerëzimit. 2. Nxjerrjen në pah të urtësive të disa ngjarjeve në jetën e Profetit (s.a.s).
Programi i Lëndës
JavaTema
1Në këtë temë do të shpjegohet prejardhja e ndritur e Profetit (s.a.s), lindja e tij, vitet që kaloi pranë Mëndeshës, vdekja e nënës së tij Aminës dhe përkujdesja e Abdulmuttalibit. Gjithashtu do të shpjegohet edhe lidhja e martesës me Hatixhen (r.a), ndryshimet që solli kjo martesë në jetën e Profetit (s.a.s) dhe në shoqërinë mekase si dhe do të tregohet për frytet që solli kjo martesë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 15-64.
2Në këtë temë fillimisht do të shpjegohen shenjat që i vinin Profetit (s.a.s) para ardhjes së shpalljes. Më pas do të shpjegohet fillimi i ardhjes së shpalljes, biseda me Xhebrailin (a.s) dhe reagimet e para të Profetit (s.a.s). Gjithashtu do të përmenden pasuesit e parë që iu përgjegjën ftesës së Profetit (s.a.s), do të shpjegohen vitet e para të mundimshme të muslimanëve dhe qëndrimet që ato mbajtën për të mbrojtur idealin e tyre. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 65-97.
3Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur kumtesa filloi të bëhej haptazi, vështirësitë qe u hasën dhe vendosmëria e atyre që kishin besuar. Do të shpjegohen edhe orvatjet e të dërguarit (s.a.s) për të bindur xhaxhain e tij Ebu Talibin që ai të ishte në mesin e besimtarëve. Gjithashtu do të tregohet edhe për ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në shtëpinë e Ibn Erkamit dhe si e shihnin jobesimtarët të dërguarin e Allahut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 98-159.
4Në këtë temë do të trajtohet periudha kur Profetit (s.a.s) i zbritën ajetet që duhet tí kumtonte të tjerëve duke e zgjeruar rrethin. Do të shpjegohen emigrimet drejt Etiopisë bashkë me urtësitë e tyre. Do të trajtohet mrekullia e ndarjes së hënës dhe reagimet e atyre që nuk besonin. Do të shpjegohen vitet e bojkotit të përgjithshëm dhe vështirësitë që kaluan besimtarët. Së fundmi do të shpjegohet një nga periudhat më të vështira në jetën e Profetit (s.a.s) që njihet ndryshe edhe si viti i trishtimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 160-199.
5Në këtë temë do të shpjegohet udhëtimi që Profeti (s.a.s) bëri në Taif dhe sprovat me të cilat u përball gjatë këtij udhëtimi. Do të trajtohet ndodhia e Israsë dhe Miraxhit që ndryshe njihet si një nga ndodhitë më të veçanta në jetën e Profetit (s.a.s), dhuratat që Profeti (s.a.s) solli për besimtarët nga ky udhëtim dhe do të shpjegohet rëndësia që mbart kjo ndodhi në jetën e çdo besimtari. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 200-229.
6Në këtë temë do të shpjegohen besëlidhjet e Akabesë dhe rëndësia që ato patën në rrjedhën e ngjarjeve që ndodhën më pas. Do të shpjegohet leja që Profeti (s.a.s) mori për Hixhret dhe shqetësimi i Kurejshëve. Gjithashtu do të shpjegohet migrimi i shenjtë dhe ndodhitë më të rëndësishme gjatë migrimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 230-260.
7Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur Profeti (s.a.s) u vendos në Medine, në atdheun i ri. Do të trajtohet ngritja e qytetërimit të ri, mënyra e organizimit të jetesës dhe marrëveshjet që u lidhën mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Pasi filloi një epokë e re për besimtarët do të trajtohen edhe masat që ato morën për t'u mbrojtur nga rreziqet që i kanoseshin. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 261-280.
8Provim Gjysmë-final
9Në këtë temë do të shpjegohet beteja e parë e myslimanëve, beteja e Bedrit. Do të shpjegohen zhvillimet para, gjatë dhe pas kësaj beteje. Do të trajtohet vendosmëria e besimtarëve, ndihma hyjnore dhe forca shpirtërore që kishin besimtarët edhe pse të paktë në numër krahasuar me mosbesimtarët që u përballën. Gjithashtu do të shpjegohen mësimet dhe urtësitë që morën besimtarët nga kjo betejë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.281-330.
10Në këtë temë do të përshkruhet fillimi i ndodhisë së Uhudit. Do të trajtohet hutbeja e Uhudit, përmbajtja e saj dhe rëndësia e saj për besimtarët. Gjithashtu do të shpjegohet disfata e mekasve dhe çfarë i solli besimtarëve mosruajtja e delikatesës në bindjen ndaj urdhërit të Profetit (s.a.s). Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.331-349.
11Në këtë temë do të shpjegohen zhvillimet në Uhud ku mund të përmendim; organizimin e besimtarëve, lëkundja që ato pësuan, ndihmesa hyjnore që i erdhi dhe rigrupimi pas ndihmesës hyjnore. Gjithashtu do të shpjegohet koha kur Profeti (s.a.s) dhe shokët e tij i dhanë lamtumirën dëshmorëve të Uhudit dhe ngjarjet në Hamra'ul Esed. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 350-374.
12Në këtë temë do të përshkruhen zhvillimet më të rëndësishme që ndodhën pas Uhudit. Do të analizohen zhvillimet në Hendek, ku do të përfshihen: sfidat gjatë përballjes me jobesimtarët, rëndësia që ka bashkimi për të arritur fitoren, urtësitë e kësaj ngjarjeje dhe çfarë i mësoi besimtarëve përfundimi i Hendekut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 375-397.
13Në këtë temë do të përshkruhet udhëtimi i besimtarëve për në Umre dhe ndodhitë e këtij udhëtimi. Do të shpjegohet marrëveshja e Hudejbijes dhe urtësitë e kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të shpjegohet periudha e zgjerimit, si e ndryshuam rrjedhën ngjarjet në Hajber dhe zhvillimet që ndodhën pas Hajberit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 398-440.
14Në këtë temë do të trajtohet prishja e marrëveshjes me jobesimtarët dhe çfarë zhvillimesh solli prishja e kësaj marrëveshjeje. Më pas do të shpjegohet sihariqi që i erdhi besimtarëve për ngadhënjim, hyrja e tyre në qabe dhe bujaria që treguan besimtarët e triumfit bashkë me Profetin (s.a.s) ndaj mosbesimtarëve. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 441-460.
15Në këtë temë do të shpjegohen lajmet e ardhura nga Heuazini dhe impakti që ato patën. Do të shpjegohen themelet e mirëkuptimit në botën e ndritur. Gjithashtu do të përshkruhet haxhi i lamtumirës dhe koha kur Profeti (s.a.s) u nda nga kjo botë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 461- 494.
16Provimi Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të mësojnë rreth historisë së arabëve para ardhjes së Islamit, në mënyrë që të jenë më të qarta ndryshimet që ndodhën në atë shoqëri me ardhjen e Profetit (s.a.s.)
2Studentët do të kenë njohuritë e nevojshme mbi jetën e profetit (s.a.s) si një personalitet historik.
3Studentët do të studiojnë periudhën në të cilën jetoi Profeti (s.a.s) brenda gjithë historisë së njerëzimit.
4Studentët do të përftojnë aftësi për t’i dhënë zgjidhje problematikave bashkëkohore, duke u nisur nga shembulli dhe metodat e Profetit (s.a.s) në zgjidhjen e problemeve.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize115
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final55
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final45
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14570
Detyra 000
Gjysmë finale 133
Provimi final 144
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)