DIALOGU NË GJURMËT E IBRAHIMIT (AS) - Dialogu Ndërfetar në Islam: Shembulli Shqipërisë

       Ligjëruesit ishin si më poshtë: Z. Klodian Shehi: Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Tema e tij ishte rreth "Dialogut në Islam". Dr. Genti Kruja: Drejtori i Kulturës dhe kryeredaktor i revistës "Zani I Nalte". Tema e tij ishte rreth "Aktiviteteve të Dialogut Ndërfetar në Shqipëri". Moderatori: Atakan Derelioğlu. Drejtor i Qendrës së Studimeve Islame BEDËR.

       Paneli i titulluar "Dialogu në gjurmët e Ibrahimit (as)", u organizua më 15 prill 2014 nga Qendra  e Studimeve Islame BEDËR dhe është zhvilluar në sallën e Konferencës nën titullin " Dialogu Ndërfetar në Islam: Shembulli i Shqipërisë". Z. Klodian Shehi Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë shtjelloi temën e dialogut ndërfetar në Islam nga pikëpamja e historisë Islame. Dr. Genti Kruja: Drejtori i Departamentit të Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar pranë  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe kryeredaktor i revistës "Zani I Nalte" paraqiti një pasqyrë socio-historike mbi harmoninë dhe tolerancën ndërfetare në Shqipëri.