Festohet me studentët nga Kosova, 10 vjetori i pavarësisë

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, rektori i Kolegjit Universitar “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana u mblodh në një takim me studentët nga Kosova të cilët studiojnë në “Bedër”.

Gjatë takimit Rektori uroi studentët për pavarësinë ndërkohë që i këshilloi ata që të kontribuojnë në vendin e tyre me dije dhe vlera. “Ne si universitet besojmë se ju do të bëheni përcjellës të vlerave që ju kemi edukuar”, shtoi ndër të tjera Prof. Dr. Ferdinand Gjana.

Studentët shprehën vlerësimin e tyre për mikpritjen që u është bërë në “Bedër” që në fillimet e studimeve. Ndërkohë që premtuan se do të vlerësojnë mundësitë që po u jepen për për të kontribuar në të ardhmen në vendin e tyre.

Në përfundim të takimit rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, tha se për vitin e ri akademik do të jepen 10 bursa studimi për studentët që do të vijnë nga Kosova, në simbol të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Gëzuar Kosovë!