NISIN APLIKIMET PËR PROGRAMET MASTER

Kolegji Universitar Bedër ka nisur procesin e aplikimeve për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe profesional, për vitin akademik 2021-2022. Bedër ofron 10 programe të fushuave të ndryshme për të gjithë studentët që kanë mbaruar me sukses studimet bachelor në një program dhe universitet të licencuar dhe akredituar.

Data të rëndësishme:

  • Deri më 18 TETOR 2021 është afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.
  • Ndërmjet datave 19 Tetor – 3 Nëntor 2021, Kolegji Universitar Bedër shpall listën e fituesve.
  • Ndërmjet datave 3 Nëntor - 17 Nëntor 20201 është afati i regjistrimit të kandidatëve fitues në Kolegjin Universitar Bedër.

Dokumentet për aplikim:

  • CV (curriculum vitae)
  • Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar);
  • Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Listë zyrtare notash të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Kopje e noterizuar e diplomës së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Listë zyrtare notash të gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Dy fotografi;
  • Leje qëndrimi (për studentët e huaj);
  • Dëshmi e mbrojtjes së gjuhës së huaj në nivelin B1 (e domosdoshme në momentin e regjistrimit).

 

Programet master të ofruara nga Kolegji Universitar Bedër:

  • Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike
  • Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Penale
  • Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Ndërkombëtare
  • Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Gazetari
  • Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Marrëdhënie Publike
  • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Master Profesional në Mësuesi për Gjuhë Angleze (Arsim i mesëm i Ulët dhe Arsim i Mesëm i Lartë)
  • Master Shkencor në Shkencat Islame 
  • Master Shkencor në Studime Religjioze (Dialog Ndërfetar, Edukim Fetar dhe Lidership Fetar)

 

Kontakt:

+355 67 34 27 001

[email protected]

admissions.beder.edu.al