Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame

Koordinator

Dr. Atakan Derelioglu aderelioglu@beder.edu.al
 

Bordi Shkencor


Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi rombashi@beder.edu.al
 
Dr. Fatih Ufuk Bagci fbagci@beder.edu.al
 
Dr. Atakan Derelioglu aderelioglu@beder.edu.al
 

Programi i Masterit në Shkencat Moderne Islame është projektuar tu ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e shkencave moderne islame. Të diplomuarit e këtij programi do të kenë avantazhe në fushën e shkencave islame, si dhedo të kenë akoma më shumë përparësi në shkallët e karrierës drejt lidershipit në këtë fushë. Ky cikël zgjat dy vite akademike dhe është konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.

Rreth programit

Programi master në Shkencat Moderne Islame është projektuar që t’u ofrojë një horizont intelektual studentëve, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e Shkencave Moderne Islame. Të diplomuarit  e këtij programi do të kenë avantazhe në fushën e Shkencave Islame, si dhe do të ketë akoma më shumë përparësi  të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në këtë fushë, si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat. Ky cikël studimi zgjat dy vite akademike dhe është konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.

Misioni

Misioni i Programit Master në Shkencat Moderne Islame është përgatitja e individëve të kualifikuar në këtë fushë dhe fushave të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale; si dhe mbështetja e kërkimit shkencor  me qëllim vënien në jetë  të ideve dhe projekteve, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Vizioni

Programi master në Shkencat Moderne Islame do tëndihmojë studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave të leximit dhe vlerësimit të burimeve themelore dhe moderne të shkencave islame. Në vizionin e këtij programi përfshihet edukimi i studentëve në mënyrë që ata të përvetësojnë njohuri të mjaftueshme në lidhje me aspektet sociale dhe fetare, dhe t’i ndërlidhë ato me fushën e studimit, aftësitë për t’u shprehur në oratori dhe në të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar dhe kryerja e praktikave profesionale.

Kohëzgjatja e studimeve

Programi master i shkencave në Shkencat Moderne Islame zgjat dy vite akademike, të ndarë në katër semestra.

Numri i krediteve ECTS (Sistemi europian i transferimit të krediteve)

Programi master i shkencave në Shkencat Moderne Islame përmban gjithsej 120 ECTS. 1 ECTS = 25 orë.

Titulli i diplomës

Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame”

Mundësitë e punësimit

Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame kanë mundësi punësimi në institucione të ndryshme, si specialistë të fushës që studiojnë, së cilës çdo ditë e më tepër i rritet rëndësia për nga veçantia që përmban, duke përgatitur kuadro të një fushe sa specifike, aq dhe të integruar me fusha të ndryshme studimi.

Studentët që diplomohen nga departamenti i Shkencave Islame do të kenë mundësi  punësimi, së pari, në të gjitha institucionet në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) nga Selia Qendrore, deri në zyrat lokale në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të drejtuara nga 35 myftinitë e Republikës, si edhe në të gjitha xhamitë, kurset dhe qendrat kulturore, që administrohen nga myftinitë e rrethit përkatës.

Një tjetër mundësi punësimi është edhe si asistent kërkimor në Kolegjin Universitar “Bedër”, Departamenti i Shkencave Islame.

Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame të KUB kanë mundësi  punësimi edhe në institucione të ndryshme, si dhe në fondacione dhe shoqata të ndryshme, etj. 

Kurrikula

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 401 Metodat Kërkimore English, Turkish, Arabic A 48 102 3.00 6
2 ISC 431 Problematikat Themelore të Filozofisë së Fesë English, Turkish B 48 103 3.00 6
3 ISC 413 Problematikat Kryesore të Shkencës së Hadithit Turkish B 48 101 3.00 6
4 ISC 433 Historia e Krahasuar e Religjioneve Arabic B 48 100 3.00 6
5 ISC 411 Problematikat Kryesore të Metodologjisë së Jurisprudencës Islame Turkish B 48 101 3.00 6
Gjithsej 240 507 15 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 444 Seminare English, Turkish C 48 96 3.00 6
2 ISC 432 Relata midis Fesë dhe Shkencës English, Turkish C 48 92 3.00 6
3 ISC 414 Metodat e Interpretimit të Haditheve Turkish B 48 110 3.00 6
4 ISC 412 Ekolet e Tefsirit Arabic B 48 102 3.00 6
5 ISC 402 Teknikat dhe Metodat Kërkimore në Shkencat Sociale English, Turkish, Arabic A 48 94 3.00 6
Gjithsej 240 494 15 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 531 Problematikat e Edukimit Fetar English, Turkish E 48 102 3.00 6
2 ISC 535 Rrymat Moderne të Filozofisë English, Turkish C 48 102 3.00 6
3 ISC 513 Problematikat Moderne të Kelamit Arabic B 48 102 3.00 6
4 ISC 533 Sociologji Fetare English, Turkish B 48 102 3.00 6
5 Albanian Elective Turkish D 0 0 3.00 6
Gjithsej 192 408 15 30

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 598 Tezë Albanian, English, Turkish F 48 711 3.00 30
Gjithsej 48 711 3 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
ISC 521 Studime rreth Historisë Islame Turkish D 48 102 3.00 6
ISC 511 Studime rreth Shkencës së Jurisprudencës Islame Turkish, Arabic D 48 103 3.00 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)