
Emri i Lëndës : Tekste Hadithi | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ISC 212-1 | A | -1 | 4 | 0 | 0 | 4.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | ||||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Në këtë lëndë trajtohen tema rreth historisë dhe metodologjisë së hadithit. Qëllimi i kësaj lënde është të kuptuarit sa më mirë të haditheve nga studentët si dhe pajisja e nevojshme e cila nevojitet për të përfituar nga burimet e hadithit. Në këtë mënyrë ekzaminohen termat kryesorë të hadithit, transmetuesit e hadithit, veprat dhe shkencat kryesore të hadithit. Këto tema shqyrtohen duke patur parasysh zhvillimin historik të shkencës së hadithit. Në këtë mënyrë studentët mësojnë vlerësimin e haditheve dhe metodat e transmetimit të tyre | |||||||
Objektivat | Lexim i teksteve rreth fjalëve dhe veprave të Profetit Muhamed (pqmt) nga arabishtja dhe mësimi përmendësh i disa prej tyre. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Hyrje: Hadith Dhe Sunnet, Rëndësia e Hadithit, Historia e Hadithit. Fjalët e Profetit Muhamed (pqmt) gjithnjë kanë zgjuar interesimin e shkrimtarëve, studiuesve e intelektualëve. Janë bërë burim urtësie e kurrë nuk e kanë humbur aktualitetin në raport me kohën. Ndërtimi i raporteve shoqërore, afërsia, bujaria, solidariteti, drejtësia dhe dashuria janë ndër temat themelore, të cilat trajtohen. Riyadhus- Saliheen, Vol I, Mukadima. | |||||||
2 | Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 19- 22. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësohen fjalët e panjohura në hadith. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000. | |||||||
3 | Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 23- 26. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësohen fjalët e panjohura në hadith. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000. | |||||||
4 | Hadithe rreth vlerës së shëndetit dhe kohës në Islam. Leximi dhe mësimi përmendësh ë hadithit. Begatitë që posedon njeriu janë të shumta, disa prej tyre të brndshme e disa të jashtme-materiale. Në hadithin në fjalë janë theksuar dy prej tyre, që për nga vlera dhe roli që kanë mund të themi se janë dy shtylla që jetën e njeriut e bëjnë dinamike dhe interesante.Të gjitha sferat e jetës varen nga shëndete dhe koha e lirë. Diskutohet elokuenca në hadith. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (15- 25) | |||||||
5 | Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 27- 30. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësohen fjalët e panjohura në hadith Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000. | |||||||
6 | Lexim Të Disa Haditheve Të Përzgjedhur. Lexim i haditheve mbi të drejtat elementare dhe liritë e njeriut sipas jurisprudencës islame. Për çdokënd e drejta e lirisë është e natyrshme, e lindur. Baza e lirisë është të menduarit e lirë, adresa e lirisë është të besuarit e lirë. Feja njeh për të gjithë njerëzit të drejtën e jetës, lirisë, shkollimit dhe dinjitetit. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (40- 60) | |||||||
7 | Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 31- 34. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000. | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Hadithe rreth drejtësisë dhe moralit. Leximi nga arabishtja i haditheve me temë: Angazhimi i besimtarit në çështje të rëndësishme dhe Pesha e fjalës dhe ndikimi i saj. Më pas përkthehen dhe shpjegohen fjalët e panjohura. Në këtë hadith shumë koncepte strukturohen në një fjali katër- pesë fjalë. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (75- 80) | |||||||
10 | Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 35- 38. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000. | |||||||
11 | Lexim Të Disa Haditheve Të Përzgjedhur: Metoda e Profetit Muhamed (pqmt) në edukimin e fëmijëve. Lexim nga arabishtja e hadithit të njohur, të natyrshmërisë njerëzore. Mund ta përmbledhim në disa nënçështje si: Modeli i prindërimit, zgjedhja e kohës së përshtatshme për këshillimin e fëmijëve, drejtësia, barazia mes fëmijëve dhe të drejtat e fëmijëve dhe rëndësia e lutjes së prindërve për fëmijët e tyre. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (100- 125) | |||||||
12 | Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 39- 42. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000. | |||||||
13 | Lexim Të Disa Haditheve Të Përzgjedhura me Temë Humanitetin dhe Lëmoshën. Lexim i haditheve nga arabishtja dhe përkthim i tekstit. Diskutim mbi fjalët e panjohura. Në këtë hadith, metoda profetike paraqitet me metodën e ilustrimit përmes shembullit, krahasimit dhe ngjashmërisë. Sjellja e shembujve i jep formë të kuptueshme konceptit dhe krijon ndikim. Diskutim rreth lidhjes së ngushtë besim- lëmoshë. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (157- 180) | |||||||
14 | Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 43- 46. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësim i koncepteve kyçe. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000. | |||||||
15 | Përsëritje. Përsëritje e tekstit të lexuar nga libri Kitabu'l Iman dhe haditheve të mësuara përmendësh. | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Të rrisë botëkuptimin e studentëve në fushën e hadithit. | |||||||
2 | Të përmirësojë njohuritë e studentëve rreth librave klasikë të hadithit. | |||||||
3 | Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë tekstin e haditheve nga origjinali. | |||||||
4 | Studentët do të jenë të aftë të dine përmendësh hadithet kryesore rreth temave të ndryshme të përditshmërisë. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 30 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 1 | 20 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 0 | 0 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 4 | 64 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 4 | 56 | |||||
Detyra | 1 | 1 | 1 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 1 | 1 | |||||
Provimi final | 1 | 2 | 2 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 124 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 4.96 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)