DITËT DHE KOHËT E SHENJTA NË ISLAM / 2- Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe Nata e Kadrit (Nata e Fuqisë)

       Paneli u organizua nga Universiteti "Hëna e Plotë" (BEDËR) . Veprimtaria u zhvillua ditën hënë më 29 korrik 2013 në sallën e konferencave pranë Universitetit BEDËR. Panelistët ishin Z. Elton Karaj dhe Z. Ali Zaimi. Panelistët shtjelluan çështjen se Nata e Kadrit është nata që i është zbritur shpallja e parë e Kur'anit Famëlartë Profetit Muhammed (s.a.s). Myslimanët janë të udhëzuar për të "kërkuar" Natën e Kadrit gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit të Ramazanit. Gjithashtu theksuan se Myslimanët në mbarë botën i kalojnë dhjetë netët e fundit të Ramazanit në devotshmëri solide, veçohen në xhami për të lexuar Kur'an (I'tikaf), dhe për të recituar lutje të veçanta (du'a), duke reflektuar mbi kuptimin e mesazhit të Allahut për ne. Ajo besohet të jetë një kohë  shpirtërore intensive, kur besimtarët janë të rrethuar nga engjëjt, dyert e qiellit janë të hapura, dhe bekimi e mëshira e Allahut janë të bollshme.