KMSH-Bedër, promovojnë librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, promovuan librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”, botim i KMSH-së.

Aktiviteti u çel me fjalët përshëndetëse nga Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe Drejtorit të Kulturës dhe Arsimit në KMSH, z. Dorian Demetja.

Në këtë aktivitet i ftuar special ishte z. Redin Quku, myfti i Durrësit. Z. Quku, analizoi veprën në mënyrë të detajuar duke cekur edhe çështjet të cilat sot konsiderohen si problematike dhe jo lehtë të kuptueshme për masën e gjerë. Ai gjithashtu shpalosi punën e vyer që autori ka bërë me përpilimin e kësaj vepre, ku nuk la pa falënderuar edhe përkthyesin e kësaj vepre i cili ishte prezent gjatë promovimit.

Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat, mbresat dhe pyetjet e tyre drejtuar panelistëve rreth veprës që u promovua, si dhe rreth tematikave të trajtuara.