Lista e kandidatëve fitues për vitin akademik 2018-2019

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e maturantëve fitues të raundit të parë të aplikimeve për vitin akademik 2018 – 2019.

Data 30 gusht 2018 shënon nisjen e regjistrimit të aplikantëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 12 shtator 2018. Studentët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, u digjet e drejta për këtë raund.

KUJDES!

Ata që janë renditur brenda kuotave fituese duhet ta bëjnë regjistrimin brenda 48 orëve të parë të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, pra më 30 dhe 31 gusht, pasi në të kundërt e drejta për t’u regjistruar i kalon aplikantëve që janë në listën pritëse.

Studentët që janë jashtë kuotave fituese, duhet të kontaktojnë me Kolegjin Universitar Bedër, pasi orë pas ore mund të lirohen kuota nga aplikantët e shpallur fitues në më shumë se një degë.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).

b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave.

c) 2 fotografi të vogla personale.

Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura. Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:

Drejtësi

Shkenca Islame

Shkenca Komunikimi

Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Arsim Parashkollor dhe Fillor

Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Shënim: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, ose nuk kanë rezultuar fitues, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga 10 preferencat e tyre programin që duan të vazhdojnë pranë Kolegjit Universitar Bedër. Aplikimet online për Raundin e Dytë kryhen nga data 15 – 20 shtator 2018.

Kontakt:

Tel: +355673427001 / +35542419222

Email: [email protected]

Ju mirëpresim!