Projekti ''100 Bursa Studimi''

Kolegji Universitar Bedër prezantoi sot projektin “100 Bursa Studimi”, nga ku mund të përfitojnë studentët e rinj që do të regjistrohen në raundin e dytë dhe të tretë për vitin e ri akademik 2018-2019. Maturantët e interesuar mund të aplikojnë për të përfituar një nga bursat e vëna në dispozicion, duke përzgjedhur një nga degët e KU Bedër përgjatë këtyre dy raundeve.

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana tha se më të favorizuar për këtë program janë maturantët ekselentë, por edhe ata me talente të caktuara apo ata që vijnë nga kategori të ndryshme sociale. Të interesuarit mund të aplikojnë për bursë apo të marrin informacione rreth programeve të caktuara, duke u paraqitur çdo ditë pranë ambienteve të universitetit.

Programi “100 Bursa Studimi” aplikohet për të dytin vit radhazi në Kolegjin Universitar Bedër. Numri i studentëve të regjistruar gjatë raundit të parë ka pasur një rritje me 130% krahasuar me të njëjtin raund të një viti më parë.

Aktualisht universiteti ofron 8 programe studimi në nivelin bachelor. Studentët këtë vit në Bedër do të kenë mundësinë të regjistrohen pranë dy degëve më të reja, në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, si dhe në Marrëdhenie Publike dhe Komunikim Marketingu.

Programet në të cilat maturantët mund të aplikojnë në dy raundet e mbetura dhe ku mund të përfitojnë bursa janë:

• Drejtësi

• Shkenca Komunikimi

• Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu

• Shkenca Islame

• Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

• Gjuhë dhe Letërsi Angleze

• Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

• Arsim Parashkollor dhe Fillor

 

 ✔ KONTAKTONI! 

Web: admissions.beder.edu.al

Email: admissions@beder.edu.al

Celular: +355 67 34 27 001