Studentët e Bedër, shkollë verore në Vjenë

Studentët e programeve bachelor dhe master në Departamentin e Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar Bedër nisën një udhëtim studimor, në kuadër të shkollës verore në Vjenë të Austrisë.

Pjesë e agjendës janë vizitat në zyrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në Qendrën Ndërkombëtare të Vjenës, ku studentët e Bedër u njohën me punën dhe funksionet e saj.

Grupi i studentëve shoqërohet dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, si dhe nga Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja.