Dyert e Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR janë të hapura për ju.

Mesazh i Rektorit të Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR për maturantët e këtij viti.

Të dashur maturantë të këtij viti që po përgatiteni për të hapur një kapitull të ri në jetën tuaj,
 
Jeta, kur mendon të ardhmen, duket shumë e gjatë, por, kur hedh sytë mbrapa dhe shikon pjesën që ka kaluar, është shumë, shumë e shkurtër. Ka momente mjaft të rëndësishme të cilat janë vendimtare në formësimin dhe përcaktimin e gjithë rrugës që njeriu ndjek në jetë. Një nga këto momente shumë të rëndësishme për çdo njeri është ai kur hedh hapin drejt shkollës së lartë, vend ku ai mëson profesionin dhe, ç’është më e rëndësishme, përgatitet për jetën, për të përballuar sfidat e saj. 
 
Trokitja juaj në dyert e universitetit është momenti kur ju, maturantë, do të ngjitni një shkallë për të hipur në lartësitë e kulturimit, për të shtyrë më tej limitet e njohjes, dijes, e cila sikurse dihet, merret gjatë gjithë jetës, sepse është e pafund. Padyshim, parë në këtë këndvështrim, ky moment është shumë i rëndësishëm, mbase më i rëndësishmi për ju, sepse, sipas preferencës dhe vendimit që ju do të merrni, ju do t’i jepni formë dhe drejtim jetës suaj. 
 
Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ju të mendoni mirë dhe të merrni vendimin e duhur, sepse, pasi të futeni në këtë rrugë, nuk do të jetë e lehtë ta ndryshoni atë. Zgjedhja e mirë dhe e duhur ka të bëjë me profesionin e ardhshëm, fushën e duhur ku ju keni interes, si dhe me universitetin që ju mendoni se mund të formoheni në mënyrën më të mirë e më të plotë.
 
Universiteti “Hëna e Plotë” (BEDËR) është një institucion me një staf shumë të kualifikuar e profesional, vendas dhe të huaj, i cili ju ofron alternativa të shumta zgjedhjeje, dijital baskı të bazuara në një filozofi arsimimi ku, krahas anës profesionale, një rëndësi e veçantë i jepet anës sociale. 
Çdo departament, nëpërmjet programeve të një niveli bashkëkohor, synon përgatitjen në nivel të lartë të specialistëve  nga ana profesionale dhe të aftë të përballojnë sfidat që i presin në të ardhmen, duke u ballafaquar me tregun konkurrues të punës dhe me kërkesat e shoqërisë në zhvillim.  
 
Universiteti ynë është sa funksional, aq edhe komod. Ai u vë në dispozicion studentëve kushte dhe ambiente bashkëkohore, të nevojshme për të plotësuar sa më mirë edukimin e tyre. Këtij qëllimi do t’i shërbejnë biblioteka, zyrat e planifikimit të karrierës, sallat e konferencave, klubet studentore etj.
Për ta plotësuar sa më mirë profilin profesional të studentit, Universiteti BEDËR, nëpërmjet sistemit të konsulencës akademike, u vë në dispozicion studentëve pedagogun e tyre, të cilin ata mund ta takojnë dhe ta pyesin për çdo lloj nevoje që u lind gjatë procesit mësimor.
 
Futja e Shqipërisë në familjen europiane e bën domosdoshmëri mësimin e gjuhëve të huaja, gjë që është konkretizuar në programet tona, dhe një nga aspektet kryesore në profilin e studentit të diplomuar është zotërimi i të paktën dy gjuhëve të huaja në nivele të avancuara.
 
Një mundësi tjetër e sistemit mësimor është ajo e programeve minore në një nga programet Bachelor të universitetit ose diplomave të dyfishta, krahas programit që ju seriale shqip mund të studioni.
Programet e shkëmbimeve të studentëve, shkollat verore, stazhet brenda dhe jashtë vendit janë mundësi të tjera të ofruara në funksion të përgatitjes sa më mirë të studentit, për të dalë në lartësinë e jetës e të profesionit.
 
Për ta mbyllur, mund të them që Universiteti “Hëna e Plotë” (BEDËR) gëzon cilësinë maksimale për të qenë një universitet ku ju mund të merrni arsimin e lartë në formën më të mirë të mundshme të krahasuar me çdo vend në botë, në ditët e sotme.
 
Ju presim. Mos trokisni, sepse dyert e Universitetit BEDËR janë të hapura për ju.
Ju uroj të gjithëve suksese.