Emri i Lëndës : Tekste Hadithi
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ISC 212-1 A -1 4 0 0 4.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Në këtë lëndë trajtohen tema rreth historisë dhe metodologjisë së hadithit. Qëllimi i kësaj lënde është të kuptuarit sa më mirë të haditheve nga studentët si dhe pajisja e nevojshme e cila nevojitet për të përfituar nga burimet e hadithit. Në këtë mënyrë ekzaminohen termat kryesorë të hadithit, transmetuesit e hadithit, veprat dhe shkencat kryesore të hadithit. Këto tema shqyrtohen duke patur parasysh zhvillimin historik të shkencës së hadithit. Në këtë mënyrë studentët mësojnë vlerësimin e haditheve dhe metodat e transmetimit të tyre
Objektivat Lexim i teksteve rreth fjalëve dhe veprave të Profetit Muhamed (pqmt) nga arabishtja dhe mësimi përmendësh i disa prej tyre.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje: Hadith Dhe Sunnet, Rëndësia e Hadithit, Historia e Hadithit. Fjalët e Profetit Muhamed (pqmt) gjithnjë kanë zgjuar interesimin e shkrimtarëve, studiuesve e intelektualëve. Janë bërë burim urtësie e kurrë nuk e kanë humbur aktualitetin në raport me kohën. Ndërtimi i raporteve shoqërore, afërsia, bujaria, solidariteti, drejtësia dhe dashuria janë ndër temat themelore, të cilat trajtohen. Riyadhus- Saliheen, Vol I, Mukadima.
2Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 19- 22. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësohen fjalët e panjohura në hadith. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000.
3Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 23- 26. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësohen fjalët e panjohura në hadith. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000.
4Hadithe rreth vlerës së shëndetit dhe kohës në Islam. Leximi dhe mësimi përmendësh ë hadithit. Begatitë që posedon njeriu janë të shumta, disa prej tyre të brndshme e disa të jashtme-materiale. Në hadithin në fjalë janë theksuar dy prej tyre, që për nga vlera dhe roli që kanë mund të themi se janë dy shtylla që jetën e njeriut e bëjnë dinamike dhe interesante.Të gjitha sferat e jetës varen nga shëndete dhe koha e lirë. Diskutohet elokuenca në hadith. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (15- 25)
5Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 27- 30. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësohen fjalët e panjohura në hadith Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000.
6Lexim Të Disa Haditheve Të Përzgjedhur. Lexim i haditheve mbi të drejtat elementare dhe liritë e njeriut sipas jurisprudencës islame. Për çdokënd e drejta e lirisë është e natyrshme, e lindur. Baza e lirisë është të menduarit e lirë, adresa e lirisë është të besuarit e lirë. Feja njeh për të gjithë njerëzit të drejtën e jetës, lirisë, shkollimit dhe dinjitetit. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (40- 60)
7Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 31- 34. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000.
8Provim Gjysmëfinal
9Hadithe rreth drejtësisë dhe moralit. Leximi nga arabishtja i haditheve me temë: Angazhimi i besimtarit në çështje të rëndësishme dhe Pesha e fjalës dhe ndikimi i saj. Më pas përkthehen dhe shpjegohen fjalët e panjohura. Në këtë hadith shumë koncepte strukturohen në një fjali katër- pesë fjalë. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (75- 80)
10Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 35- 38. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000.
11Lexim Të Disa Haditheve Të Përzgjedhur: Metoda e Profetit Muhamed (pqmt) në edukimin e fëmijëve. Lexim nga arabishtja e hadithit të njohur, të natyrshmërisë njerëzore. Mund ta përmbledhim në disa nënçështje si: Modeli i prindërimit, zgjedhja e kohës së përshtatshme për këshillimin e fëmijëve, drejtësia, barazia mes fëmijëve dhe të drejtat e fëmijëve dhe rëndësia e lutjes së prindërve për fëmijët e tyre. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (100- 125)
12Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 39- 42. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000.
13Lexim Të Disa Haditheve Të Përzgjedhura me Temë Humanitetin dhe Lëmoshën. Lexim i haditheve nga arabishtja dhe përkthim i tekstit. Diskutim mbi fjalët e panjohura. Në këtë hadith, metoda profetike paraqitet me metodën e ilustrimit përmes shembullit, krahasimit dhe ngjashmërisë. Sjellja e shembujve i jep formë të kuptueshme konceptit dhe krijon ndikim. Diskutim rreth lidhjes së ngushtë besim- lëmoshë. Riyadhus- Saliheen, Vol I, (157- 180)
14Lexim të Tekstit nga Buhariu, Kitabu'l Iman, nga faqja 43- 46. Studentët lexojnë duke vendosur hareketë dhe më pas përkthehet pjesa. Diskutohet mbi kuptimin dhe strukturën e tekstit. Qartësim i koncepteve kyçe. Imam Buhari, Xhamiu Sahih, Kairo: Matbatu, 2000.
15Përsëritje. Përsëritje e tekstit të lexuar nga libri Kitabu'l Iman dhe haditheve të mësuara përmendësh.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të rrisë botëkuptimin e studentëve në fushën e hadithit.
2Të përmirësojë njohuritë e studentëve rreth librave klasikë të hadithit.
3Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë tekstin e haditheve nga origjinali.
4Studentët do të jenë të aftë të dine përmendësh hadithet kryesore rreth temave të ndryshme të përditshmërisë.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize00
Projekte120
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 111
Gjysmë finale 111
Provimi final 122
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 124
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.96
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)