Bachelor në Shkenca Islame

Programi i studimeve në shkencat islame parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e teologjisë islame. Ky cikël zgjat tri vite dhe është projektuar tu ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe prespektive në fushën e shkencave islame.

RRETH DEPARTAMENTIT

Departamenti i Shkencave Islame në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane. Departamenti i Shkencave Islame vepron si njësi bazë mësimore që duke u mbështetur në vlerat universale dhe unike të fesë, ofron zgjidhje të përshtatshme për nevojat e epokës. Programi është projektuar t’u ofrojë një horizont intelektual studentëve, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në shkencat islame.

Gjithashtu, programi i studimeve bachelor në Shkencat Islame parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e teologjisë Islame.

MISIONI

Misioni i Departamentit të Shkencave Islame është përgatitja e individëve të kualifikuar  të cilët posedojnë cilësitë e burimeve themelore të shkencave islame dhe që i lexojnë e i interpretojnë saktë ato, ndjekin nevojat dhe përparimin e fushës së afërmi, janë aktivë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, zotërojnë moral dhe vlera universale etike, janë të integruar në shoqëri, dhe që e përfaqësojnë profesionin e tyre në mënyrën më të përshtatshme.

VIZIONI

Të ndihmohen studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave të leximit dhe vlerësimin e burimeve klasike dhe bashkëkohore të shkencave Islame. Edukimi i studentëve në një mënyrë që ata të thithin njohuri të mjaftueshme, në lidhje me aspektet sociale dhe fetare dhe ndërlidhja e tyre me fushën e studimit. Aftësitë për t’u shprehur në oratori dhe të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar. Kryerja e praktikave profesionale.

KOHËZGJATJA E STUDIMEVE

Programi Bachelor në shkenca islame zgjat tre vite akademike, të ndarë në gjashtë semestra.

Numri i krediteve ECTS (Sistemi evropian i transferimit të kredive)

Programi Bachelor në shkenca islame përmban gjithsej 180 ECTS. 1 ECTS = 25

TITULLI I DIPLOMËS

Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Bachelor në Shkenca Islame”.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT

Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame kanë mundësi punësimi në institucione të ndryshme, si specialistë të fushës që studiojnë, së cilës çdo ditë e më tepër i rritet rëndësia për nga veçantia që përmban, duke përgatitur kuadro të një fushe sa specifike, aq dhe të integruar me fusha të ndryshme studimi.

Studentët që diplomohen nga departamenti i Shkencave Islame do të kenë mundësi  punësimi, së pari, në të gjitha institucionet në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) nga Selia Qendrore, deri në zyrat lokale në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të drejtuara nga 35 myftinitë e Republikës, si edhe në të gjitha xhamitë, kurset dhe qendrat kulturore, që administrohen nga myftinitë e rrethit përkatës.

Një tjetër mundësi punësimi është edhe si asistent kërkimor në Kolegjin Universitar “Bedër”, Departamenti i Shkencave Islame.

Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame të KUB kanë mundësi  punësimi edhe në institucione të ndryshme, si dhe në fondacione dhe shoqata të ndryshme, etj.