Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022

Komisioni për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Institucionit  të Kolegjit Universitar Bedër i përbërë nga Prof. Ferdinand Gjana, Dr. Adem Balaban, Dr. Genti Kruja, Dr. Ferdinand Xhaferaj, Rudi Dunga, Ada Guven, Artemisa Salillari, Fabiola Halili, Sefer Vrana  u mblodh me datë 11.05.2017 për përcaktimitin e metodologjisë së punës mbi hartimin e planit të ri strategjik 2017-2022. Gjatë kësaj mbledhjeje komisioni përcaktoi grupet e punës të cilët do të përgatisin pjesët e planit si vijon:

1.Cilësisa e Edukimit

2.Cilësia e kërkimit shkencor dhe mbështetjen e inovacionit

3.Promovimi i institucionit, jetës studentore dhe të diplomuarëve

4.Katalizatorët: Burimet njerëzore, Infrastruktura dhe Financa

5.Impakti jetëgjatë dhe përgjegjësia sociale

Komisioni gjithashtu miratoi kalendarin e punës për hartimin e planit strategjik si më poshtë:

18.05.2017 Analiza e planit strategjik  2012-2017

19.05.2017 - 31.05.2017 Përgatitja e draftit nga grupet e punës

01.06.2017 - 05.06.2017 Diskutime me studentët mbi draftin e planit strategjik 2017-2022

08.06.2017 - 12.06.2017 Diskutime me stafin mbi draftin e planit strategjik 2017-2022

15.06.2017 – Miratimi i draftit final