Rreth Departamentit

 

 

 


Misioni
Formimi i individëve të cilët posedojnë cilësitë e burimeve themelore të shkencave islame dhe që lexojnë e i interpretojnë saktë ato, të cilët ndjekin nevojat dhe përparimin e fushës së afërmi, të cilët janë aktivë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, janë të shkolluar, posedojnë moral dhe cilësitë etike, janë të integruar në shoqëri, posedojnë vlerat universale etike dhe që përfaqësojnë profesionin e tyre në mënyrën më të përshtatshme.
 
Vizioni
Të ndihmohen studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave në leximin dhe vlerësimin e burimeve themelore të shkencave islame. Edukimi i nxënësve në një mënyrë që ata mund të thithin njohuri të mjaftueshme në lidhje me aspektet sociale dhe fetare të shkencave, në mënyrë që të mund të vëzhgojnë raportet reciproke në fushën përkatëse. Aftësinë për të shprehur në formë gojore dhe të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar. Zgjidhje për problemet e hasura në fushën e kërkimit dhe tpropozimi i tyre institucioneve publike. Kryerja e praktikave profesionale.
 
Mundësi Punësimi:
Studentët që diplomohen nga Departamenti i Shkencave Islame do të kenë mundësi punësimi në radhë të parë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar(KMSH). Përveç kësaj, KMSH ka zyra lokale në të gjitha qytetet e Shqipërisë të drejtuar nga myftitë.Të gjitha xhamitë dhe qendrat kulturore administrohen nga muftinitë përkatëse të qarkut. Studentët që diplomohen nga departamenti i shkencave islame do të ketë përparësi në arritjen e një punë në një nga këto institucione.Në mënyrë të veçantë, ata mund të punësohen si drejtorë apo asistent drejtorë në institucionet e mësipërme. Së dyti, studentët që diplomohen nga departamenti i shkencave islamike mund të punësohen si mësimdhënës në medresetë e KMSH-së të cilat janë të vendosura në qytetet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Elbasanit,Korçës, Gjirokastrës etj. Një tjetër mundësi punësimi është që të bëhet një lektor dhe asistemt kërkimor në Universitetin "Hëna e Plotë" (Bedër).

Anëtarët e këshillit të Departamentit të Shkencave të Islame

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1. Prof. Dr. Ayhan Tekineş [email protected]
2. Dr. Genti Kruja [email protected]
3. Dr. Mohamed Fatahallah Elmitwalli [email protected]
4. Dr. Jamal Alsafarti [email protected]
5. Dr. Atakan Derelioglu [email protected]
6. Dr. Adil Kutlu [email protected]
7. MA. Muammer Durak [email protected]
8. MA. Veton Tulla [email protected]