Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame

Koordinator

Dr. Atakan Derelioglu [email protected]
 

Bordi Shkencor


Dr. Mohamed F.Elmitwalli [email protected]
 
Prof. Dr. Ayhan Tekineş [email protected]
 
Dr. Atakan Derelioglu [email protected]
 

Programi i Masterit në Shkencat Moderne Islame është projektuar tu ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e shkencave moderne islame. Të diplomuarit e këtij programi do të kenë avantazhe në fushën e shkencave islame, si dhedo të kenë akoma më shumë përparësi në shkallët e karrierës drejt lidershipit në këtë fushë. Ky cikël zgjat dy vite akademike dhe është konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.

Rreth programit

Programi master në Shkencat Moderne Islame është projektuar që t’u ofrojë një horizont intelektual studentëve, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e Shkencave Moderne Islame. Të diplomuarit  e këtij programi do të kenë avantazhe në fushën e Shkencave Islame, si dhe do të ketë akoma më shumë përparësi  të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në këtë fushë, si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat. Ky cikël studimi zgjat dy vite akademike dhe është konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.

Misioni

Misioni i Programit Master në Shkencat Moderne Islame është përgatitja e individëve të kualifikuar në këtë fushë dhe fushave të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale; si dhe mbështetja e kërkimit shkencor  me qëllim vënien në jetë  të ideve dhe projekteve, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Vizioni

Programi master në Shkencat Moderne Islame do tëndihmojë studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave të leximit dhe vlerësimit të burimeve themelore dhe moderne të shkencave islame. Në vizionin e këtij programi përfshihet edukimi i studentëve në mënyrë që ata të përvetësojnë njohuri të mjaftueshme në lidhje me aspektet sociale dhe fetare, dhe t’i ndërlidhë ato me fushën e studimit, aftësitë për t’u shprehur në oratori dhe në të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar dhe kryerja e praktikave profesionale.

Kohëzgjatja e studimeve

Programi master i shkencave në Shkencat Moderne Islame zgjat dy vite akademike, të ndarë në katër semestra.

Numri i krediteve ECTS (Sistemi europian i transferimit të krediteve)

Programi master i shkencave në Shkencat Moderne Islame përmban gjithsej 120 ECTS. 1 ECTS = 25 orë.

Titulli i diplomës

Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame”

Mundësitë e punësimit

Të diplomuarit në  programin master në Shkencat ModerneIslame mund të punësohen në administratën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe njësitë që janë nën juridiksionin e tij, në institucione fetare brenda dhe jashtë vendit, mësues në medrese, si edhe asistentë në Fakultete të Shkencave Islame ose të fushave të tjera të shkencave sociale.

Kurrikula

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 401 Metodat Kërkimore English, Turkish, Arabic A 48 102 3.00 6
2 ISC 411 Problematikat Kryesore të Metodologjisë së Jurisprudencës Islame Turkish B 48 101 3.00 6
3 ISC 413 Problematikat Kryesore të Shkencës së Hadithit Turkish B 48 101 3.00 6
4 ISC 431 Problematikat Themelore të Filozofisë së Fesë English, Turkish B 48 102 3.00 6
5 ISC 433 Historia e Krahasuar e Religjioneve Arabic B 48 102 3.00 6
Gjithsej 240 508 15 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 402 Teknikat dhe Metodat Kërkimore në Shkencat Sociale English, Turkish, Arabic A 48 102 3.00 6
2 ISC 412 Ekolet e Tefsirit Arabic B 48 102 3.00 6
3 ISC 414 Metodat e Interpretimit të Haditheve Turkish B 48 102 3.00 6
4 ISC 432 Relata midis Fesë dhe Shkencës English, Turkish B 48 102 3.00 6
5 ISC 444 Seminare English, Turkish B 48 102 3.00 6
Gjithsej 240 510 15 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 535 Rrymat Moderne të Filozofisë English, Turkish C 48 102 3.00 6
2 ISC 531 Problematikat e Edukimit Fetar English, Turkish B 48 102 3.00 6
3 ISC 533 Sociologji Fetare English, Turkish B 48 102 3.00 6
4 ISC 513 Problematikat Moderne të Kelamit Arabic B 48 102 3.00 6
5 Albanian Elective Arabic D 0 0 3.00 6
Gjithsej 192 408 15 30

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 598 Tezë Albanian, English, Turkish F 48 711 3.00 30
Gjithsej 48 711 3 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
ISC 511 Studime rreth Shkencës së Jurisprudencës Islame Turkish, Arabic D 48 103 3.00 6
ISC 521 Studime rreth Historisë Islame Turkish D 48 102 3.00 6