Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame


Koordinator

             Dr. Atakan Derelioglu              [email protected]

Bordi Shkencor


Dr. Mohamed F.Elmitwalli [email protected]
 
Prof. Dr. Ayhan Tekineş [email protected]
 
Dr. Atakan Derelioglu  [email protected]
 

Programi i Masterit në Shkencat Themelore Islame është projektuar tu ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e shkencave themelore islame. Në këtë program studentët do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në shkencat themelore islame duke pasur mundësinë të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në këtë fushë. Ky cikël zgjat dy vite akademike dheështë konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.

Rreth programit

Programi master në Shkencat Themelore Islame është projektuar që t’u ofrojë një horizont intelektual studentëve, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e Shkencave Themelore Islame.

Në këtë program studentët do të ketë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në Shkencat Themelore Islame duke pasur mundësinë të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në këtë fushë, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Ky cikël studimi zgjat dy vite akademike dhe është konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.

Misioni

Misioni i programit master në Shkencat Themelore Islame është përgatitja e individëve të kualifikuar në këtë fushë dhe fushave të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetja e kërkimit shkencor me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Vizioni

Programi master në Shkencat Themelore Islame do të ndihmojë studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave tëleximit dhe vlerësimit të burimeve themelore tëshkencave islame. Në vizionin e këtij programi përfshihet edukimi i studentëve në mënyrë që ata të përvetësojnë njohuri të mjaftueshme, nëlidhje me aspektet sociale dhe fetare, dhe t'i ndërlidhë ato me fushën e studimit, aftësitë për t'u shprehur në oratori dhe në të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar dhe kryerja e praktikave profesionale.

Kohëzgjatja e studimeve

Programi master i shkencave në Shkencat Themelore Islame zgjat dy vite akademike, të ndarë në katër semestra.

Numri i krediteve ECTS (Sistemi europian i transferimit të kredive)

Programi master i shkencave në Shkencat Themelore Islame përmban gjithsej 120 ECTS. 1 ECTS = 25 orë.

Titulli i diplomës

Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame”.

Mundësitë e punësimit

Të diplomuarit në  programin master në Shkencat Themelore Islame mund të punësohen në administratën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe njësitë që janë nën juridiksionin e tij, në institucione fetare brenda dhe jashtë vendit, mësues në medrese, si edhe asistentë në Fakultete të Shkencave Islame ose të fushave te tjera të shkencave sociale.

Kurrikula

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 401 Metodat Kërkimore English, Turkish, Arabic A 48 102 3.00 6
2 ISC 411 Problematikat Kryesore të Metodologjisë së Jurisprudencës Islame Turkish B 48 101 3.00 6
3 ISC 413 Problematikat Kryesore të Shkencës së Hadithit Turkish B 48 101 3.00 6
4 ISC 431 Problematikat Themelore të Filozofisë së Fesë English, Turkish B 48 102 3.00 6
5 ISC 433 Historia e Krahasuar e Religjioneve Arabic B 48 102 3.00 6
Gjithsej 240 508 15 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 402 Teknikat dhe Metodat Kërkimore në Shkencat Sociale English, Turkish, Arabic A 48 102 3.00 6
2 ISC 412 Ekolet e Tefsirit Arabic B 48 102 3.00 6
3 ISC 414 Metodat e Interpretimit të Haditheve Turkish B 48 102 3.00 6
4 ISC 432 Relata midis Fesë dhe Shkencës English, Turkish B 48 102 3.00 6
5 ISC 444 Seminare English, Turkish B 48 102 3.00 6
Gjithsej 240 510 15 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 511 Studime rreth Shkencës së Jurisprudencës Islame Turkish, Arabic B 48 103 3.00 6
2 ISC 521 Studime rreth Historisë Islame Turkish B 48 102 3.00 6
3 ISC 531 Problematikat e Edukimit Fetar English, Turkish B 48 102 3.00 6
4 ISC 533 Sociologji Fetare English, Turkish C 48 102 3.00 6
5 English, Turkish Elective English, Turkish D 0 0 3.00 6
Gjithsej 192 409 15 30

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 598 Tezë Albanian, English, Turkish, Arabic F 48 711 3.00 30
Gjithsej 48 711 3 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
ISC 513 Problematikat Moderne të Kelamit Arabic D 48 102 3.00 6
ISC 535 Rrymat Moderne të Filozofisë English, Turkish D 48 102 3.00 6