Emri i Lëndës : Kelam Sistematik
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ISC 211-1 A -1 4 0 0 4.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Hyrje në kelamin klasik dhe metodat e tij të argumentimit. Do të trajtohen disa nga ekolet e ndryshme si dhe tematikat e para të kesaj shkence.
Objektivat Kjo lëndë synon që studenti të mësojë besimin e përbërjen e tij, metodat e argumentimit në kelam dhe klasifikimin e atributeve të Allahut.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Lindja dhe zhvillimi i shkencës së Kelamit. Në këtë leksion shpjegohen në mënyrë të detajuar rrethanat në të cilat lindi shkenca e Kelamit. Ashtu sikurse të gjitha shkencat e tjera fetare, edhe kjo shkencë lindi në bazë të nevojave të kohës për të strukturuar në mënyrë konkrete çështjet që lidheshin me besimin.
2Përkufizimi, tematika dhe qëllimi i shkencës së Kelamit. Shkenca e Kelamit studion në mënyrë sistematike gjashtë bazat e besimit dhe përdor argumente racionale për vërtetimin e tyre. Në thelb të kësaj shkence qëndron besimi në Allah, nga i cili rrjedhjin edhe bazat e tjera të besimit.
3Fraksionet (Medh'hebet) besimore dhe veçoritë e tyre. Kelami lindi në duart e medh'hebit Mutezili, i cili ishte një fraksion besimor që solli risi në këtë fushë dhe i jepte përparësi mendjes para shpalljes hyjnore. Në historikun e zhvillimit të shkencës së Kelamit lindën shumë fraksione, disa prej tyre humbën përgjatë historisë. Prej tyre mund të përmendim; Mutezile, Xhebrije, Kaderije, Xhehmije, Shia, Murxhie, etj.
4Gjykimet fetare dhe ato logjike. Kelami përdor kryesisht argumentet racionale për vërtetimin e bazave të besimit, por fillimisht në këtë shkencë prezantohen edhe argumetet fetare që mbështesin çështje të caktuara.
5Përkufizimi i besimit dhe mendimet rreth përbërjes së tij. Përkufizimi i besimit është një prej çështjeve më të rëndësishme të kësaj shkence. Ehli Suneti mban qëndrimin se esenca e besimit është bindja për ekzistencën e Allahut dhe pranimi i saj me zemër. Vërtetimin me gjuhë e konsideron të detyrueshëm që njeriu të njihet në jetën e kësaj bote, ndërsa veprat nuk i konsideron të jenë pjesë e besimit.
6Klasifikimi i njerëzve nga ana e pohimit dhe mohimit: Kafir, Mushrik, Munafik, Mu’min. Në këtë temë jepet kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i termave që lidhen sërish me çështjet e besimit. Njeriu mund të jetë besimtar, ateist, politeist, apo edhe hipokrit. Shpejgimi i këtyre termave është shumë i rëndësishëm, për vetë faktin se ai lidhet edhe me gjendjen e njeriut në jetën e përhershme.
7Ekzistenca e Allahut dhe argumentet rreth saj. Ekzistenca e Allahut dhe besimi në të është tema kryesore e shkencës së Kelamit. Kjo ekzistencë mund të provohet me argumente fetare dhe racionale. Argumentet racionale kryesisht mbështeten në krijimin e përsosur të Zotit, i cili të çon edhe te një Krijues. Ekzistenca e Allahut konsiderohet si e detyrueshme sipas shkencës së Kelamit.
8Provim Gjysmëfinal Studentët do të pyeten në lidhje me temat e shpjeguara deri në këtë javë të semestrit.
9Gradët e besimit dhe relatat iman-islam. Besimi i njeriut mund të jetë imitues ose i vërtetuar. Sipas Kelamit, besimi në fillim mund të jetë imitues, por më vonë ai duhet të arrijë në gradën e vërtetimit, bazuar në argumente të ndryshme. Imani është gjendje e brendshme e njeriut, ndërsa islami është shfaqje e jashtme nëpërmjet veprave e saj që gjendet në zemër.
10Mëkati i madh dhe relatat besim-mëkat i madh. Mëkati i madh dhe gjendja e mëkatarit të madh janë dy çështje shumë të rëndësishme të Kelamit. Mëkat i madh është ai për të cilin Allahu ka caktuar dënim në këtë botë, por edhe kërcënim për dënim në botën tjetër. Sipas Ehli Sunetit mëkatari i madh nuk del nga besimi. Ai duhet të pendohet për gjendjen e tij dhe nëse vdes pa u penduar, çështja i tij i lihet tërësisht Zotit. Nëse do, mund ta dënojë për mëkatin e tij, por nëse do, mund edhe ta falë pa e dënuar.
11Klasifikimi i atributeve të Allahut; Atributet Selbi. Atributet e Allahut dhe klasifikimi i tyre është një temë tjetër shumë e rëndësishme e shkencës së Kelamit. Në bazë të atributeve Selbi, Allahun e njohim me gjërat me të cilat ai s'mund të cilësohet apo s'mund të jetë i tillë. Për shembull; ai nuk është materie, ai nuk ka ortak, ai nuk lind dhe as nuk është i lindur, etj.
12Klasifikimi i atributeve të Allahut; Atributet Thubuti. Atributet thubuti lidhen me disa atribute hyjnore që në një formë të caktuar mund t'i gjejmë edhe në krijim, por këto cilësi janë absolute kur lidhen me Allahun. Ndër këto mund të përmendim; Dëgjimi, Shikimi, Jeta, Fjala, Krijimi, Vullneti, etj.
13Klasifikimi i atributeve të Allahut; Atributet Haberi dhe Fi'li. Atributet veprore janë ato që lidhen me krijesat, siç janë; Dhëni e jetës, marrja e jetës, furnizimi, dërgimi i Profetëve, ringjallja, etj. Atributet Haberi ose metaforike, janë ato atribute që në kuptimin e tyre të parë e përngjasojnë Allahun me krijesat. Disa dijetarë kanë zgjedhur t'i komentojnë këto atribute bazuar në disa rregulla të caktuara.
14Lexime nga vepra "Fikhu'l Ekber" e Imam Ebu Hanifes. Vepra e Imam Ebu Hanifes është ndër të parat që është shkruar në fushën e Kelamit. Në këtë leksion do të lexohet teksti origjinal i kësaj vepre, në të cilin Imam Ebu Hanifja vendos çështjet e besimit sipas kuptimit të Ehli Sunetit.
15Lexime nga vepra "Fikhu'l Ekber" e Imam Ebu Hanifes. Në këtë leksion do të përqendrohemi në shpjegimin e përmbledhur të tekstit origjinal të veprës. Sipas këtij komenti do të vërehet mbështetja e traktateve të Imam Ebu Hanifes në burimet bazë të fesë Islame.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studenti do të mësojë besimin e përbërjen e tij, metodat e argumentimit në kelam dhe klasifikimin e atributeve të Allahut.
2Studenti do të pajiset me njohuri rreth metodave të argumentimit në kelam.
3Duke analizuar disa tema studenti do të shohë edhe praktikimin e këtyre argumentimeve.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize00
Projekte130
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 122
Gjysmë finale 122
Provimi final 122
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 126
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.04
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)