“Bedër” finalizon marrëveshjen me Fondacionin

Kolegji Universitar Bedër finalizoi sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit (MoU) me Fondacionin "Globethics.net", me qendër në Gjenevë (Zvicër), fokusuar tek Etika në Arsimin e Lartë. Ky bashkëpunim do të konkretizohet me një sërë aktivitetesh akademike të përbashkëta, si: konferenca, leksione te hapura, workshope, etj.

Gjithashtu, palët do të kenë akses në module lëndësh mbi etikën në fusha të ndryshme akademike, mundësi publikimi në revista shkencore, si dhe trajnime rreth etikës në profesion për mësuesit, pedagogët dhe profesionistët.