Bedër, pjesë e projektit "Bologna Hub Peer Support"

Kolegji Universitar Bedër bëhet pjesë e projektit "Bologna Hub Peer Support", i cili koordinohet nga Ministria Gjermane e Arsimit dhe Kërkimit dhe Agjencia Gjermane e Shkëmbimit Akademik (DAAD) në bashkëpunim me Erasmus+. Projekti synon përmirësimin e zbatimit të elementeve kryesore të procesit të Bolonjës në institucionet e arsimit të lartë në të gjithë Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA).

Gjatë takimit të parë me ekspertët nga Belgjika dhe Zvicra , u shkëmbyen përvoja dhe u diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin dhe implementimin e reformave  praktike në kuadër të procesit të Bolonjës.

Pas periudhës së zbatimit, ekspertët do të kryejnë një vizitë në institucion në mënyrë që të diskutojnë dhe të pasqyrojnë së bashku sfidat specifike të paraqitura brenda fushës së periudhës së zbatimit.

Në fund të projektit, të gjithë IAL-të e përfshira do të marrin pjesë në një konferencë përfundimtare së bashku me ekspertët, konsorciumin e projektit dhe palët e tjera të interesit. Rezultatet do të diskutohen dhe publikohen në një punim përfundimtar.