Lista e kandidatëve fitues / Raundi i Parë (2021-2022)

Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues të Raundit të Parë për Vitin Akademik 2021-2022. Kujtojmë se të enjten, më datë 2 Shtator, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të parë.

Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 2-15 Shtator 2021, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Studentët që nuk regjistrohen brenda këtyre afateve u digjet e drejta e regjistrimit për këtë raund.

KUJDES!

Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 2 dhe 3 shtator, pasi kuotat mund të zihen nga aplikantët që janë në listën pritëse.

▶️Ndërkohë, për të mësuar rreth BURSAVE që përfitoni në programet tona, kontaktoni në numrin: +355673427001, ose në adresën e emailit: [email protected].

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave;
c) Dy fotografi të vogla personale;
d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.

Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura. 

Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:

SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga preferencat e tyre programet e Kolegjit Universitar Bedër ku do të mbeten kuota të lira.  

Aplikimet online për Raundin e Dytë zhvillohen ndërmjet datave 19–21 shtator 2021.    

Ju mirëpresim!