Përgatitja për Intervistë Pune / Intershipi

Ndihmës Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Shqipëri, Lucija Straley bisedoi me studentë të Kolegjit Universitar Bedër rreth mënyrës për të bërë përshtypje të mirë gjatë intervistave të punës dhe të bursave.

Ajo ndau me ta strategji të cilat studentët mund t’i përdorin për të nxjerrë në pah pikat e tyre të forta dhe i nxiti t’i qasen çdo interviste si një përvojë nga e cila mund të mësojnë.