Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ALB 101-5 B 1 4 0 0 4.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
Objektivat •Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Arti i të shkruarit. - Rregulla të krijimit. Fazat e krijimit (Planifikimi shkrimit , shkrimi i krijimit, rishkrimi).
2Shkrimi i krijimit - Teksti, lidhëzat e tekstit, paragrafi, citimet dhe shënimet, përgatitja për shtyp e një dokumenti.
3Rishkrimi - Redaktimi dhe korrektimi. Redaktimi. Korrektimi. Shenjat e korrektimit. Huazimet.
4Normat e shqipes standarde. Shprehitë e të shkruarit drejt.
5Emri - Gjinia, trajta dhe rasa e emrit. Përdorimi i emrave të përveçëm. Shumësi i emrave.
6Gabimet në shkrimin e trajtave të emrave, shumësit të emrave. Rregulla të formimit të shumësit të emrave. Trajtat normative të shumësit.
7Përemri - Llojet e përemrave. Lakimi i përemrit vetor dhe pronor. Trajtat e shkurtra të përbëra. Drejtshkrimi i trajtave të përbëra.
8Provimi gjysmëfinal.
9Folja - Klasat e foljeve. Prejardhja e formave foljore. Rregulla të drejtshkrimit. Mënyra urdhërore e foljes.
10Çështje sintaksore - Rendi i gjymtyrëve në fjali. Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën. Rendi i përcaktorëve të emrit.
11Përshtatja e përcaktorëve me emrin. Përshtatja e kohëve në periudhën me nënrenditje.
12Mënjanimi i ndërtimeve të huaja në ligjërimin e shkruar dhe në të folur. Shprehje parafjalore të huaja dhe zëvendësimi i tyre me mjetet e shqipes.
13Pastërtia e leksikut. Miqtë e rremë ((gr. παρόνιμ-paronimet).
14Shëmtimet e gjuhës dhe fjalët e përdorura me kuptime të gabuara.
15Ndërtimet foljore të huaja. Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj. Rregulla të drejtshkrimit të emrave me prejardhje të huaj.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të jenë të aftë të përkthejnë dhe përshtasin më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur më në hollësi gjuhën amtare.
2Studentët do të jenë të aftë të shkruajnë krijime, ese, artikuj shkencorë etj. duke siguruar kohezionin dhe koherencën gjatë shkrimit.
3Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të rregullave të drejtshkrimit, për t'i aftësuar në përdorimin e saktë të shqipes në ligjërimin e shkruar dhe në atë të folur.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize110
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14228
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 12020
Të tjera 155
Ngarkesa totale e orëve 127
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.08
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)