Misioni
Formimi i individëve të cilët posedojnë cilësitë e burimeve themelore të shkencave islame dhe që lexojnë e i interpretojnë saktë ato, të cilët ndjekin nevojat dhe përparimin e fushës së afërmi, të cilët janë aktivë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, janë të shkolluar, posedojnë moral dhe cilësitë etike, janë të integruar në shoqëri, posedojnë vlerat universale etike dhe që përfaqësojnë profesionin e tyre në mënyrën më të përshtatshme.
Vizioni
Të ndihmohen studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave në leximin dhe vlerësimin e burimeve themelore të shkencave islame. Edukimi i nxënësve në një mënyrë që ata mund të thithin njohuri të mjaftueshme në lidhje me aspektet sociale dhe fetare të shkencave, në mënyrë që të mund të vëzhgojnë raportet reciproke në fushën përkatëse. Aftësinë për të shprehur në formë gojore dhe të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar. Zgjidhje për problemet e hasura në fushën e kërkimit dhe tpropozimi i tyre institucioneve publike. Kryerja e praktikave profesionale.
Mundësi Punësimi:
Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame kanë mundësi punësimi në institucione të ndryshme, si specialistë të fushës që studiojnë, së cilës çdo ditë e më tepër i rritet rëndësia për nga veçantia që përmban, duke përgatitur kuadro të një fushe sa specifike, aq dhe të integruar me fusha të ndryshme studimi.
Studentët që diplomohen nga departamenti i Shkencave Islame do të kenë mundësi punësimi, së pari, në të gjitha institucionet në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) nga Selia Qendrore, deri në zyrat lokale në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të drejtuara nga 35 myftinitë e Republikës, si edhe në të gjitha xhamitë, kurset dhe qendrat kulturore, që administrohen nga myftinitë e rrethit përkatës.
Një tjetër mundësi punësimi është edhe si asistent kërkimor në Kolegjin Universitar Bedër, Departamenti i Shkencave Islame.
Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame të KUB kanë mundësi punësimi edhe në institucione të ndryshme, si dhe në fondacione dhe shoqata të ndryshme, etj.
Anëtarët e këshillit të Departamentit të Shkencave të Islame:
No. | Title | Name | Surname | |
1. | Dr. | Genti | Kruja | [email protected] |
2. | Prof.Asoc.Dr. | Rahim | Ombashi | [email protected] |
3. | Dr. | Skënder | Bruçaj | sbrucaj@beder.edu.al |
4. | Msc. | Elton | Karaj | ekaraj@beder.edu.al |
5. | Msc. | Hysni | Skura | hskura@beder.edu.al |
6. | Msc. | Xhorxhina | Seferi | xhseferi@beder.edu.al |
7. | Msc. | Lorela | Shehu | lshehu@beder.edu.al |