Departamenti i Shkencave Islame zhvilloi një leksion të hapur me temë: “Çfarë është antropologjia e Islamit? Nga Talal Asad dhe Ahmed Shahab” me të ftuar PhD. Gianfranco Bria, profesor i së Drejtës Islame dhe studiues në Universitetin Sapienza të Romës.
Fillimisht profesori u prit nga rektori i KU Bedër, prof. Dr. Gjergj Sinani, dhe më pas i shoqëruar nga Dr. Skender Bruçaj dhe Prof. Assoc. Dr. Genti Kruja, profesori ndau me studentët njohuritë e tij reth dy figurave të shquara në fushën e antropologjisë islame, të cilët me artikujt dhe librat e tyre kanë pasur një ndikim të gjerë në shoqërinë moderne.
Gjatë diskutimit me studentët, theksi u vendos tek mendimet e ndryshme dhe problematikat që kanë hasur studiuesit gjatë kërkimeve të ndryshme mbi këtë tematikë.
Ky takim u përmbyll me një seancë pyetje përgjigje nga të pranishmit.