Kolegji Universitar “Bedër” organizoi konferencën ndërkombëtare me fokus emigrimin dhe diversitetin fetar në bashkëpunim me COST action, projektin Connecting Theory and Practical Issues of Migration and Religious Diversity (COREnet) dhe institucionin ndërkomëbëtar ISORECEA, përgjatë datave 24-27 Prill.
Në sesionin e hapjes, konferecën e përshëndeti rektori i universitetit “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani, i cili u ndal te domosdoshmëria e qasjeve shkencore dhe studimeve që lidhen me temën kryesore të konferencës.
Gjithashtu, presidenti i ISORECEA, Dr. Gergely Rosta mbajti fjalën e rastit dhe përshëndeti të pranishmit në konferencë.
Në këtë sesion, e mori fjalën edhe kryetarja e projektit COREnet, Prof. Dr. Milda Ališauskienė, e cila u shpreh se konferenca të tilla janë thelbësore për kërkuesit shkencorë.
Më tej, konferenca vijoi me 18 sesione paralele përgjatë tri ditëve.
Në sesionet e organizuara, u referuan 110 kumtesa shkencore me 117 autorë, të cilët përfaqësonin institucione akademike prestigjioze si Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Winchesterit, Shkolla Ekonomike e Londrës, Universiteti i Barcelonës, Universiteti i Tilburgut, Université de Lausanne, Universiteti Sapienza i Romës, Universiteti i Montrealit, Universiteti i Helsinkit, Universiteti i Bergenit, Universiteti i Nevadas, Universiteti i Fribourgut, Universiteti Lille, etj.
Përveç sesioneve paralele, një hapësirë e veçantë iu dedikua edhe sesioneve të folësve kryesorë (keynote speakers) në secilën ditë.
Kumtesat që u prezantuan në konferencë eksploruan diversitetin fetar, tolerancën, dialogun dhe kohezionin social në kontekstin dinamik të shoqërive të Evropës dhe më gjerë.
Referuesit u angazhuan me ide dhe diskutime gjatë prezantimeve si edhe promovuan mirëkuptimin dhe diversitetin ndërkulturor në shkallë globale, si një vlerë e vyer, që duhet ruajtur.
Kolegji Universitar “Bedër” shpreh falenderime për kolegët, të cilët u përkushtuan në organizimin dinjitoz të konferencës duke dëshmuar sërish fokusin që ka institucioni në kërkimin shkencor dhe ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare.
I urojmë suksese të mëtejshme pjesëmarrësve në rrugëtimin e tyre akademik!