Memorandum bashkëpunimi me Oxford Interfaith Forum

Zhvillohet takimi i parë online midis KU Bedër dhe Forumit Ndërfetar të Oksfordit

Pas nënshkrimit para disa ditësh të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Kolegjit Universitar Bedër dhe Forumit Ndërfetar të Oksfordit në Britaninë e Bashkuar (Oxford Interfaith Forum), me datë 4 prill 2023 është zhvilluar dhe mbledhja e parë online midis dy institucioneve.

Në këtë takim merrnin pjesë rektori i Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Gjergji Sinani, Dr. Thea Gomelauri, kreu i Forumit Ndërfetar të Oksfordit, zv/rektori i universitetit Dr. Isa Erbas dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor pranë Departamentit të Shkencave Islame.

Gjatë këtij takimi është folur për zbatimin sa më parë të pikave të marrëveshjes, të cilat konsistojnë në promovimin e lektrimit në fushën e mësimeve të dialogut ndërfetar për të zhvilluar një komunitet akademik ndërkombëtar, mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve të universitetit dhe veçanërisht të Departamentit të Shkencave Islame për thellimin e njohurive akademike në fushën e religjionit në vizita afatshkurtra dhe afatgjata në Universitetin e Oksfordit, etj.

Sipas marrëveshjes së nëshkruar midis dy institucioneve, personat përgjegjës për zbatimin e saj, Dr. Thea Gomelauri, Drejtore e Forumit Ndërfetar të Oksfordit dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor në Kolegjin Universitar Bedër do të jenë gjithashtu anëtarë nderi në institucionin partner, respektivisht: Dr. Thea Gomelauri do të jetë Profesore Nderi në Departamentin e Shkencave Islame, KU Bedër dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja anëtar i Bordit të Forumit Ndërfetar të Oksfordit.