Bachelor në Shkenca Islame

Programi i studimeve në shkencat islame parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e teologjisë islame. Ky cikël zgjat tri vite dhe është projektuar tu ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe prespektive në fushën e shkencave islame.

        Rreth departamentit

Departamenti i Shkencave Islame në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane. Departamenti i Shkencave Islame vepron si njësi bazë mësimore që duke u mbështetur në vlerat universale dhe unike të fesë, ofron zgjidhje të përshtatshme për nevojat e epokës. Programi është projektuar t’u ofrojë një horizont intelektual studentëve, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në shkencat islame.

Gjithashtu, programi i studimeve bachelor në Shkencat Islame parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e teologjisë Islame.

           Misioni

Misioni i Departamentit të Shkencave Islame është përgatitja e individëve të kualifikuar  të cilët posedojnë cilësitë e burimeve themelore të shkencave islame dhe që i lexojnë e i interpretojnë saktë ato, ndjekin nevojat dhe përparimin e fushës së afërmi, janë aktivë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, zotërojnë moral dhe vlera universale etike, janë të integruar në shoqëri, dhe që e përfaqësojnë profesionin e tyre në mënyrën më të përshtatshme.

        Vizioni

Të ndihmohen studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave të leximit dhe vlerësimin e burimeve klasike dhe bashkëkohore të shkencave Islame. Edukimi i studentëve në një mënyrë që ata të thithin njohuri të mjaftueshme, në lidhje me aspektet sociale dhe fetare dhe ndërlidhja e tyre me fushën e studimit. Aftësitë për t’u shprehur në oratori dhe të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar. Kryerja e praktikave profesionale.

       Kohëzgjatja e studimeve

Programi bachelor në shkenca islame zgjat tre vite akademike, të ndarë në gjashtë semestra.

       Numri i krediteve ECTS (Sistemi europian i transferimit të kredive)

Programi bachelor në shkenca islame përmban gjithsej 180 ECTS. 1 ECTS = 25

       Titulli i diplomës

Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Bachelor në Shkenca Islame”.

       Mundësitë e punësimit

Studentët që do të diplomohen nga Departamenti i Shkencave Islame do të kenë mundësi  punësimi së pari në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH). Përveç kësaj, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zyra lokale në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të drejtuara nga myftitë. Të gjitha xhamitë, kurset dhe qendrat kulturore administrohen nga Myftinitë e rrethit përkatës. Studentët që diplomohen nga Departamenti i Shkencave Islame do të ketë prioritet për vende pune në një nga këto institucione. Në mënyrë të veçantë, ata mund të punësohen si drejtorë apo si asistentë, drejtorë në institucionet që përmendëm më lart (Qendër të KMSH, myftini e cila përbëhet nga një staf i caktuar, xhami, kurse të ndryshme, qendra kulturore etj.)

Së dyti, studentët që diplomohen nga departamenti i shkencave islame mund të punësohen arsimtarë duke filluar nga ciklet 9-vjeçare e të mesme, në medresetë e KMSH që shtrihen në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër etj. Një tjetër mundësi punësimi është që të bëhet lektor ose asistent kërkimore në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër).

          Kurrikula

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 111 Gjuhë Arabe I Arabic B 128 122 8.00 10
2 ISC 113 Njohuri rreth Kur’anit dhe përkthimit të tij Albanian, Turkish B 32 93 2.00 5
3 ISC 101 Lexim Kur’ani dhe Texhvid I Albanian, Turkish A 64 61 4.00 5
4 ISC 115 Bazat e Moralit Islam Albanian, Turkish B 32 93 2.00 5
5 EFL 101 Anglisht I English E 80 44 5.00 5
Gjithsej 336 413 21 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 112 Gjuhë Arabe II Arabic E 128 122 8.00 10
2 ISC 104 Bazat e Adhurimit Islame Albanian, Turkish B 48 77 3.00 5
3 ISC 102 Lexim Kur’ani dhe Texhvid II Albanian, Turkish, Arabic A 64 61 4.00 5
4 ISC 122 Sijer Albanian, Turkish B 48 77 3.00 5
5 Albanian Elective English, Turkish D 0 0 2.00 3
Gjithsej 288 337 20 28

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 201 Lexim Kur’ani Dhe Texhuid III Albanian, Turkish, Arabic A 64 61 4.00 5
2 ISC 211 Kelam Sistematik English, Turkish B 64 61 4.00 5
3 ISC 203 Historia dhe Metodologjia e Hadithit Albanian, Turkish, Arabic B 64 61 4.00 5
4 PHL 101 Hyrje në Filozofi Turkish, Arabic A 48 77 3.00 5
5 ALB 103 Gjuhë Shqipe I Albanian C 64 64 4.00 5
6 Albanian Elective English, Turkish D 0 0 2.00 3
Gjithsej 304 324 21 28

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian B 64 62 4.00 5
2 ISC 202 Lexim Kur’ani dhe Texhvid IV Albanian, Turkish, Arabic B 64 56 4.00 5
3 ISC 204 Historia dhe Metodologjia e Tefsirit Albanian, Turkish, Arabic B 64 71 4.00 5
4 ISC 222 Historia Islame Albanian, Turkish B 64 51 4.00 5
5 ISC 224 Historia e Shkences dhe e Filozofise ne Islam English, Turkish A 64 51 4.00 5
6 Albanian Elective English, Turkish D 0 0 2.00 3
Gjithsej 320 291 22 28

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 331 Edukatë Fetare English, Turkish A 64 58 4.00 5
2 ISC 315 Tekste te Letersise Arabe Arabic A 64 86 4.00 6
3 ISC 301 Metodologjia e Jurisprudencës Islame Albanian, Turkish B 64 77 4.00 6
4 ISC 311 Historia e Medh’hebeve Albanian, Turkish B 32 58 2.00 4
5 SOC 101 Hyrje në Sociologji Albanian C 48 56 3.00 4
6 Albanian Elective English, Turkish D 0 0 2.00 3
Gjithsej 272 335 19 28

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ISC 322 Historia e Arteve Islame English, Turkish A 32 63 2.00 4
2 ISC 332 Historia e Religjioneve English, Turkish A 64 36 4.00 4
3 ISC 316 Shërbimet Fetare dhe Praktikimi i Tyre Albanian, Turkish B 64 61 4.00 5
4 ISC 312 Jurisprudenca Islame Albanian, Turkish B 64 56 4.00 5
5 ISC 302 Punim Diplome Albanian, English, Turkish F 32 98 1.00 5
6 ISC 314 Sufizëm Turkish, Arabic B 64 38 4.00 4
7 English, Turkish Elective English, Turkish D 0 0 2.00 3
Gjithsej 320 352 21 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
EFL 102 Anglisht II English E 128 1 8.00 5
EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 40 5.00 5
EFL 202 Anglisht IV English E 80 45 5.00 5
ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian B 64 64 4.00 5
ISC 352 Metodat e Tefsirit Modern English, Turkish D 32 43 2.00 3
ISC 354 Psikologji Fetare English, Turkish D 32 43 2.00 3
ISC 251 Orientimi dhe Komunikimi në Shërbimet Fetare Arabic D 64 61 4.00 5
ISC 253 Rregullat e Përgjithshme të Jurisprudensës Islame Albanian, Turkish D 64 61 4.00 5
ISC 313 Tekste Tefsiri Turkish, Arabic D 64 51 4.00 5
EFL 101 Anglisht I English E 80 44 5.00 5
EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 45 5.00 5
EFL 201 Anglisht III English B 80 45 5.00 5
AFL 101 Gjuhë Shqipe për të Huajt I Albanian D 48 82 3.00 5
AFL 102 Gjuhë Shqipe për të Huajt II Albanian D 48 78 3.00 5
ISC 212 Tekste Hadithi Albanian, Turkish, Arabic B 64 66 4.00 5
TRK 103 Gjuhë Turke niveli i mesëm I Turkish E 64 55 4.00 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)