Konkursi Kombetar i IT-së

QËLLIMI I KËTIJ KONKURSI

Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e informacionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre.

PJESËMARRËS:

Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta.

 

KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË:

  1. Bazat e IT-së (Hardware & Software)
  2. Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)
  3. Programim në Web

 

KUSHTET E KONKURSIT:

  1. Kandidatët mund të marrin pjesë në një ose disa kategori.
  2. Konkurimi është Individual
  3. Kandidatët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori.
  4. Kandidati duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain.
  5. Kantidatët duhet të kenë kompjuter personal me akses në Internet dhe të kenë të instaluar broëser-in Google Chrome.
  6. Kandidatët që do të marrin pjesë në kategoritë Programim në Web, Algoritmikë dhe Programim duhet të kenë të instaluar IDE-të përkatëse.

 

ORGANIZIMI I KONKURSIT

  1. Aplikimi për të marrë pjesë në konkurs do të bëhet online duke plotësuar formularin e regjistrimit për secilën kategori.
  2. Provimi do të kryhet online me anë të Google forms me pyetje teorike me alternativa dhe upload në dokument tekst të kodit të zgjidhjes së ushtrimeve.
  3. Studenti duhet të jetë prezent online gjatë gjithë kohës së zhvillimit të konkursit
  4. Për të tre kategoritë pyetjet dhe ushtrimet do të ndërtohen sipas njohurive të lëndës TIK bërthamë  bazuar në kurrikulën e arsimit parauniversitar.
  5. Për kategorinë Bazat e IT-së do të gjenerohet një bankë pyetjesh dhe prej tyre do dalë një test me pyetje me alternativa.
  6. Për kategorinë Programim në Web, pjesëmarresve do t’u kërkohet të përgjigjen pyetjeve teorike me alternativa, të krijojnë elemente të vecanta të një faqeje Web, strukturën e një faqeje Web.
  7. Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të kodojnë programe sipas temave dhe niveleve të vështirësive të ndryshme.

 

KATEGORITË  DHE TEMAT PËR KONKURIM:

  1. Bazat e IT-së (Hardware & Software)

Njohuritë e përfshira në kategorinë Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të TIK, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  1. Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut
  2. Rëndësia e ruajtjes së informacionit
  3. Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit
  4. Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit
  5. Ruajtja e të dhënave (Backup)
  6. Rrjeti kompjuterik
  7. Llojet e rrjeteve
  8. Topologjia e rrjetave
  9. Kanalet e transmetimit
  10. Zgjidhja e problemeve në Kompjuter
  11. Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia
  12. Njohja e sulmeve ndaj rrjetit
  13. Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet?

 

  1. Programim në Web

Njohuritë e përfshira në kategorinë Programim në Web bazuar në programin mësimor të TIK, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  1. Njohja me Web-in
  2. Publikimi i faqeve Web
  3. Formatimi i faqes dhe listat në HTML
  4. Tabelat në HTML
  5. Ndërtimi i formularëve në HTML
  6. Frame dhe  FrameSet në HTML
  7. HTML  dhe CSS
  8. Njohja me gjuhën JavaScript
  9. JavaScript në HTML
  10. Elementet e HTML dhe JavaScript
  11. Strukturat e kontrollit në Javascript
  12. Funksionet kryesore në Javascript
  13. Vlefshmëria e të dhënave në formular

 

  1. Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)

Njohuritë e përfshira në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të TIK, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  1. Algoritmet, përkufizimet dhe rregullat bazë
  2. Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve
  3. Ciklet dhe përdorimi i tyre.
  4. Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi
  5. Mënyrat e programimit
  6. Gjuhët e programimit
  7. Njohja  e programeve
  8. Përpilimi dhe ekzekutimi
  9. Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë
  10. Tipet standartë
  11. Operacionet e përpunimit të të dhënave
  12. Tabelat dhe funksionet
  13. Konceptimi i projekteve
  14. Struktura e të dhënave
  15. Algoritmet e kërkimit
  16. Algoritmet e rënditjes

 

SHPËRBLIMET:

Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë:

  • Çmimi i parë 100% bursë dhe Çertifikatë Arritjeje
  • Çmimi i dytë 75% bursë dhe Çertifikatë Arritjeje
  • Çmimi i tretë 50% bursë dhe Çertifikatë Arritjeje
  • Pjesëmarrësve të tjerë çertifikatë pjesëmarrjeje

 

KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT:

  1. Fillimi i Regjistrimeve:                                             01 Maj 2020
  2. Afati i fundit i regjistrimit:                                       15 Maj 2020
  3. Konkurimi                                                                 18-23 Maj 2020

 

Kalendari i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike.

 

Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit për secilën kategori duke klikuar linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeYAH3FQItYH-ZbJJhl71z89ePzZ7tnJfXcqO9-aMHlTLqUzA/viewform?usp=sf_link

 

Për pyetje ose paqartësi të ndryshme kontaktoni adresën e e-mailit: ict@beder.edu.al