Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe për të Huajt II
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
AFL 102-1 D 2 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës Bachelor
Përshkrimi Ky kurs i ofron studentëve mundësinë për të marrë njohuri dhe për të zhvilluar aftësi në përdorimin e Gjuhës Shqipe në situata të ndryshme në të cilën ata do të ndodhen.
Objektivat - Asimilim i atyre elementëve gjuhësore që do t'u shërbejnë atyre në jetën e përditshme - Orientimi në ambientet shqipëtare, sidomos tek ato më të domosdoshmet - Mësimi i një leksiku të domosdoshëm për nevojat praktike
Programi i Lëndës
JavaTema
1Drejtshkrimi. Parimet e drejtshkrimit të shqipes. Struktura e rregullave të drejtshkrimit të shqipes. -Ushtrime të përziera: Drejtshkrimi i zanoreve, shkrimi i bashkëtingëlloreve
2-Tekst “Përshëndetje
3-Parafjalët e rasës rrjedhore. -Kuptimi. Format e fjalëve pas tyre. -Ushtrime të përziera.
4-Tekst “Pranvera”. Gramatikë: Trajtat e shkurtra dhe të bashkuara të përemrit vetor. -Përemrat vetorë në rasën emërore, kallëzore dhe rrjedhore. -Ushtrime.
5Pikësimi. Shenjat e pikësimit, -Ushtrime.
6 -Kuiz per njohurite e marra. Fjalët e reja. -Ushtrime të përziera.
7-Teksti “Në Tiranë”. Fjalët dhe shprehje. - Rasa gjinore, kuptimi dhe format e fjalëve në këtë rasë. -Ushtrime për njohuritë e marra.
8-Provim gjysmëfinal.
9-Teksti “Në dhomë”. Mënyra urdhërore në gjuhën shqipe. -Ushtrime. -Trupi i njeriut. Çfarë themi kur kemi probleme me shëndetin.
10- Teksti “Kush je ti?”. Koha e ardhme e mënyrës dëftore dhe afërsia formale me kohën e tashme. -Ushtrime. -Ushtrime të përziera.
11-Në treg dhe në qendrën tregtare. Pyesim rreth çmimeve, cilësisë, masave, numrave, ngjyrave... -Teksti “Fshati im” dhe foljet joveprore sipas modelit të foljes “quhem”. -Ushtrime.
12-Teksti “Në shtëpinë e Tonit”. Fjalët e reja. -Pikësimi i fjalisë, pikësimi i periudhës. -Ushtrime.
13-Kuiz për njohuritë e marra. Fjalët e reja. Ushtrime të përziera.
14-“Gjimnastika e mëngjesit”. Pikësimi i ligjëratës së drejtë, i dialogut dhe i citimeve. -Ushtrime: fjalë të urta; Për të qeshur.
15Pjesë leximi. Përsëritje e njohurive të marra përmes ushtrimeve të përziera.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
  • Rami Memushaj, SHQIPJA STANDARDE – Si ta flasim dhe ta shkruajmë, Tiranë, 2011.
  • Gjovalin Shkurtaj, Enver Hysa; Red.Rahmi Memushaj. Gjuha shqipe për të huaj dhe shqiptarë jashtë atdheut / - T.: Toena, 2014.
  • Thomas S. Kane, Si të shkruajmë shqip, Tiranë, 2010.
  • Bahtijar Kryeziu, Shqipja e sotme Këndvështrim teoriko-praktik, Prishtinë, 2011.
Referenca të tjera
  • Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë, 2005.
  • Lindita Latifi ”Gramatika e gjuhës shqipe”, Tiranë, Toena, 2014.
  • Ali Dhrimo-Rami Memushaj, Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, tTranë, 2015.
Punë laboratori -
Përdorimi i komp. -
Të tjera -
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Përvetësimi i fjalëve dhe formave të fjalëve si dhe i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe
2Asimilimi i elementëve gjuhësore për përdorim të përditshëm dhe në situata të ndryshme nëpërmjet teksteve specifike
3Studentët do të jenë në gjendje të flasin rrjedhshëm dhe qartë në gjuhën shqipe si dhe të shkruajnë saktë
4Nëpërmjet teksteve dhe pjesëve të leximit zhvillojnë të folurit me gojë dhe shkrim në gjuhën shqipe, por dhe mësojnë më tepër për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize220
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 11212
Të tjera 11313
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)