
Emri i Lëndës : Historia dhe Metodologjia e Tefsirit | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ISC 204-1 | A | -1 | 4 | 0 | 0 | 4.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | ||||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Në këtë lëndë do të trajtohen: Studimi i formave të tefsirit që kanë lindur gjatë periudhave që ka kaluar tefsiri nga koha e Profetit (sas) deri në ditët e sotme. Kuptimet e fjalëve tefsir dhe te’uîl. Tefsiri dhe burimet e tefsirit në kohën e Profetit (sas). Tefsiri dhe burimet e tefsirit në kohën e sahabeve. Tefsiri në kohën e tabiinëve; tefsiri dhe isrâilijâti; Lëvizjet e tefsirit pas periudhës së tabiineve. Tefsirët e parë dhe ndikimi i tyre. Studimi i autorëve që kanë shkruar në lidhje me zhvillimin e letërsisë paralelisht me këtë. Temat ku mbështetet metodologjia e tefsirit, shembujt në lidhje me rolin e tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit. | |||||||
Objektivat | 1. Vlerësimi i periudhave që ka kaluar shkenca e tefsirit duke filluar që nga koha e Profetit (s.a.s). 2. Trajtimi i temave të metodologjisë së tefsirit dhe prezantimi i disa veprave në këtë fushë. 3. Shqyrtimi me shembuj i rolit të tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Zbritja e Kuranit dhe regjistrimi i tij. Kjo temë trajton mënyrat dhe format e ardhjes së shpalljes hyjnore, gjendjet e Profetit (s.a.s) gjatë marrjes së vahjit, shkruajtësit e vahjit, etapat e zbritjes. Në këtë temë gjithashtu trajtohen edhe urtësitë e zbritjes së shpalljes hyjnore pjesë-pjesë, si u bë shkrimi i Kur'anit dhe shumimi i tij. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq. 3-29. | |||||||
2 | Shkenca e tefsirit, përkufizimi, objekti, synimi dhe konceptet bazike. Kjo temë do të trajtojë përkufizimet e disa termave bazikë siç janë: Tefsit, te'vil, përkthim, meâl, mufessir, cila është tema, qëllimi dhe rëndësia e tyre. Po ashtu do të trajtohen edhe ndryshimet mes këtyre koncepteve. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.56-79. | |||||||
3 | Historia e tefsirit: periudha e dy brezave të parë; Profetit (s.a.s) dhe sahabëve. Kjo temë fillimisht do të fokusohet në mënyrat e tefsirit gjatë periudhës së Profetit (s.a.s), me pas do të analizojë metodat e interpretimit të Kur'anit që përdoreshin nga sahabet. Gjithashtu do të përshkruhen edhe veçoritë e përgjithshme të tefsirit gjatë kësaj periudhe, burimet që u mbështetën sahabët gjatë interpretimit dhe do të përmenden edhe emrat e sahabëve më të shquar që janë marrë me tefsir. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq. 81-94. | |||||||
4 | Historia e tefsirit: periudha e dy brezave të dytë dhe në vijim; nga tabiunët, etbau't-tabiiunët deri në ditët e sotme. Kjo temë do të trajtojë tefsirin në periudhën e tabiunëve, shkollat e tefsirit gjatë asaj periudhe dhe veçoritë e interpretimit të tabiunëve. Gjithashtu do të trajtohet tefsiri në periudhën e etbau't-tabiiunëve deri në ditët e sotme, duke përmendur disa personalitete mjaft të rëndësishëm të shkencës së tefsirit që kanë dhënë kontribut të çmuar në shkrimin e veprave të tefsirit. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq. 94-106. | |||||||
5 | Llojet e tefsirit: Tradicional dhe interpretativ. Kjo temë do të analizojë dy llojet e tefsirit atë tradicional dhe interpretativ. Do të jepen përkufizimet për secilin lloj, do të tregohet zhvillimi i tyre historik dhe veçoritë e gjithësecilit. Gjithashtu do të përmenden disa nga interpretimet dhe interpretuesit më të njohur për secilin lloj. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq. 108-131 | |||||||
6 | Ekolet e tefsirit. Në këtë temë do të trajtohen ekolet klasike dhe moderne të tefsirit. Do të jepen përkufizimet e tyre, llojet e tefsirit për secilin nga ekolet, arsyet që çuan në lindjen e secilit lloj bashkë me karakteristikat e tyre dhe disa vepra që janë shkruar për secilin lloj tefsiri. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.133-155. | |||||||
7 | Klasifikimi i shkencave të Kuranit. Në këtë temë do të shpjegohet në mënyrë specifike klasifikimi i shkencave të Kur'anit dhe nën ndarjet e secilës shkencë. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq. 157-230. | |||||||
8 | Provimi Gjysmë-final | |||||||
9 | Shkencat historike: Shkaqet e zbritjes dhe historitë në Kuran. Në këtë temë trajtohen shkaqet e zbritjes të ajeteve, llojet e shkaqeve të zbritjes dhe dobitë e mësimit të këtyre shkaqeve. Gjithashtu do të trajtohen llojet e historive në Kur'an, veçoritë dhe qëllimet e tyre. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.211-217; 220-227. | |||||||
10 | Shkencat historike: Shfuqizimi i ajeteve dhe israilijat. Në këtë temë trajtohen argumentet e shfuqizimit, llojet e tij. Gjithashtu trajtohen mënyra se si israilijati ka hyrë në tefsir dhe llojet e lajmeve të israilijatit. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.217-220; 227-232. | |||||||
11 | Shkencat gjuhësore: Fjalët e huaja në Kuran, mubhematu’l-Kur’an dhe muxhmel-mubejen Në këtë temë trajtohen fjalët e huaja të ilustruara me shembuj nga Kur'ani. Gjithashtu trajtohen arsyet e mubhemit në Kur'an, temat në të cilat kq shpjegime pa detaje (muxhmel) dhe shpjegime të detajuara (mubejen). Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq. 164-170. | |||||||
12 | Shkencat gjuhësore: Shprehja figurative, shembujt dhe betimet në Kuran. Në këtë temë do të trajtohen llojet e shkencave gjuhësore, pjesë e të cilave janë edhe shprehjet figurative. Do të trajtohen llojet e shprehjeve figurative të përdorura në Kur'an të ilustruara me shembuj dhe betimet në Kur'an. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.158-162;178-183. | |||||||
13 | Shkencat kuptimore: Muhkem-muteshabih dhe shkronjat e ndërprera. Në këtë temë trajtohen ajetet nga ana kuptimore. Arsyet e ekzistencës së dy llojeve dhe nën ndarjet e secilit të ilustruar me shembuj nga Kur'ani. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.162-167;180-191. | |||||||
14 | Shkencat kuptimore: Mushkilu'l-Kuran dhe ixhazu'l-Kuran. Në këtë temë do të shpjegohet çfarë është mushkilu'l-Kur'an, arsyet e lindjes së saj ndërmjet ajeteve Kur'anore. Gjithashtu do të trajtohet ixhazu'l-Kur'an dhe dimensionet e mrekullisë. Shkencat kuptimore: Mushkilu'l-Kuran dhe ixhazu'l-Kuran. Në këtë temë do të shpjegohet çfarë është mushkilu'l-Kur'an, arsyet e lindjes së saj ndërmjet ajeteve Kur'anore. Gjithashtu do të trajtohet ixhazu'l-Kur'an dhe dimensionet e mrekullisë. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.192-194; 198-203 | |||||||
15 | Shkencat kuptimore: Relatat ndërmjet ajeteve dhe sureve, stili i shprehjes dhe gramatika në Kuran. Në këtë temë trajtohen llojet e relatave midis ajeteve dhe sureve, mënyra e stilit të shprehjes së Kur'anit dhe informacione në vija të përgjithshme në lidhje me gramatikën e Kur'anit. Edit. Bahattin Dartma,Tefsir Tarihi ve Usulü, Eskişehir: 2013, fq.195-198; 203-209. | |||||||
16 | Provimi Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studenti do të mësojë periudhat në të cilat ka kaluar shkenca e tefsirit duke filluar që nga koha e Profetit (s.a.s). | |||||||
2 | Studenti do të përfotjë njohuri rreth temave të metodologjisë së tefsirit dhe rreth disa veprave në këtë fushë. | |||||||
3 | Studenti do ketë mundësi të japë shembuj në lidhje me rolin e tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 30 | ||||||
Kuize | 1 | 15 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 55 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 45 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 4 | 64 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 4 | 56 | |||||
Detyra | 0 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 2 | 2 | |||||
Provimi final | 1 | 3 | 3 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 125 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)