Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe për të Huajt I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
AFL 101-1 A -1 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kursi me ligjërata synon t’u japë studentëve njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare për ata që e kanë shqipen gjuhë të nënës, por edhe për ata që duan që ta mësojnë shqipen, duan të lexojnë dhe të flasin shqip. Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon edhe t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të plotë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në të folurit dhe shkrimin e shqipes, por dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm dhe krijues.
Objektivat • Studenti të njihet dhe të aftësohet praktikisht me rregullat themelore të artit të të shkruarit në gjuhën e lashtë shqipe. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e shmangieve nga shqipja standarde.
Programi i Lëndës
JavaTema
1 Republika e Shqipërisë Mësime hyrëse 1. Alfabeti i gjuhës shqipe 2. Tejshkrimi fonetik i tingujve të shqipes letrare 3. Fjalë dhe forma fjalësh 4. Fjalë dhe forma gramatikore 5. Modele fjalish. Përemra. Numërorët. Dialog: 9-14; 37-60.
2Mësime hyrëse 1. Vende, popuj, gjuhë 2. Mbaresat e trajtës së shquar 3. Sa është ora? Folja ndihmëse jam. 4. Emra frefisnie Pjesët e trupit të njeriut 5. Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam: 60-81.
3Mësimi i parë i gjuhës shqipe (tekst) Gramatikë, ushtrime, fjalë të urta, gjëegjëzë, për të qeshur: 82-85.
4Mësimi i dytë Shkolla jonë (tekst) Gramatikë: foljet kam, shpjegoj, dëgjoj, shkruaj, pyes, përgjigjem në kohën e tashme Ushtrime: 85-87.
5Mësimi i tretë Pranvera (tekst) Gramatikë: Zgjedhimi i foljeve (zgjedhimi i parë) Ushtrime 88-90.
6Mësimi i katërt Fshati im (tekst) Gramatikë Zgjedhimi i foljeve (zgjedhimi i dytë): 91-94.
7Mësimi i pestë Në Tiranë (tekst) Fjalë dhe shprehje Gramatikë Përemri Folja jam: 95-100.
8Provimi gjysmëfinal
9Mësimi i gjashtë Në dhomë (tekst) Gramatikë Gjinia e emrave Numërori: 101-107.
10Mësimi i shtatë Kush je ti? (tekst) Gramatikë Lakimi i emrave Emra të përveçëm: 108-113.
11Mësimi i tetë Në shtëpinë e tonit (tekst) Gramatikë Lakimi i emrave në njëjës të pashquar dhe të shquar: 114-119.
12Mësimi i nëntë Gjimnastika e mëngjesit (tekst) Gramatikë: Lakimi i emrave Parafjalët: 120-125.
13Mësimi i dhjetë dhe i njëmbëdhjetë Albanët (tekst) Gramatikë Alpet shqiptare (tekst): 126-136.
14Mësimi i dymbëdhjetë dhe i trembëdhjetë Në amfiteatrin e Durrësit (tekst) Ditë vjeshte në Vermosh (tekst) Gramatikë: Mbiemri, folja: 137-152.
15Mësimi i katërmbëdhjetë, i pesëmbëdhjetë..., i tridhjetë Në plazhin e Durrësit (tekst) Në koncert (tekst) Gramatikë: Koha e pakryer Zgjedhimi i foljeve të parregullta Sintaksa (Sintagma dhe rendi i fjalëve) Ushtrime: 153-174; - 260. Pjesë për lexim: 261-...
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
  • Gjovalin Shkurtaj, Enver Hysa. Gjuha shqipe për te huajt ..., Toena, 2014. .
  • Cikël leksionesh nga lektori i lëndës. (Ky cikël leksionesh është hartuar duke u bazuar si në literaturën e detyrueshme, ashtu edhe në atë të këshillueshme, pra është një përmbledhje e koncepteve themelore të lëndës).
  • Akademia e Shkencave. (1973) Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë;
  • Akademia e Shkencave. (1976) Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë.
  • Kane, S. Thomas. (2010) Si të shkruajmë shqip, CDE, Tiranë.
  • Dhrimo, Ali-Memushaj, Rami. (2015) Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, INFBOTUES, Tiranë.
  • (1980) Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë: fjalori.shkenca.org; (1984) Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë; (2006) Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë.
  • Camaj, Martin. (1984) Albanian Grammar with Execises, Chrestomathy and Glossaries, Wiesbaden.
  • Resuli, Namik. (1985) Grammatica Albanese, Patron Editore, Bologna.
Referenca të tjera
  • Shkurtaj, Gjovalin. (2006) Kultura e gjuhës, Tiranë: SHBLU 2006.
  • Demiraj, Shaban. (1999) Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Shtëpia botuese “Shkenca”, Tiranë;
  • Demiraj, Shaban. (1988) Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë: SHBLU: f. 247-276.
  • Shehu, Hajri (2015) Studime për leksikun..., Botimet Albanologjike, Tiranë.
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Njohja dhe përdorimi i saktë i gjuhës standarde shqipe në të folur, të shkruar dhe gjatë përkthimit.
2Kursi i ligjëratave do t’i aftësojë studentët në një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, do të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe do t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
3Studenti do të aftësohet praktikisht me rregullat themelore të artit të të shkruarit, duke fituar më shumë kreativitet…
4Do të përvetësohen çështjet gjuhësore që dalin prej shmangieve nga norma morfologjike dhe sintaksore.
5Studentët do të arrijnë një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ.
6Do të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e shmanjeve nga shqipja standarde.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 120
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final40
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final60
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 000
Gjysmë finale 100
Provimi final 11010
Të tjera 166
Ngarkesa totale e orëve 120
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.8
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)