Dr. Skender Bruçaj është lektor në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Kolegji Universitar Bedër. Puna e tij është fokusuar në mësimdhënie dhe kërkime mbi tema që kanë të bëjnë me fenë, edukimin, dialogun dhe studimet e paqes. Ai është një studiues Vizitues Fulbright në Qendrën Princ Alwaleed Bin Talal për Mirëkuptimin Mysliman-Krishter, në Universitetin Georgetown dhe bashkëpunëtor ndërkombëtar në Qendrën Ndërkombëtare të Mbretit Abdullah bin Abdulaziz për Dialogun Ndërfetar dhe Ndërkulturor (KAICIID) në Lisbonë.
Dr. Bruçaj është pjesë e rrjetit të Bashkimit Evropian (BE) për Shkëmbimin Global mbi Fenë në Shoqëri (GERIS). Ai ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në dhjetëra konferenca mbi arsimin, lirinë e fesë, tolerancën dhe dialogun ndërfetar dhe ekstremizmin e dhunshëm. Ai shërbeu si kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar për periudhën 2014-2019. Gjatë atyre viteve ai mbikëqyri projektet kombëtare për përballjen me ekstremizmin e dhunshëm dhe promovimin e qytetarisë aktive të muslimanëve në shoqëri.
Ai është anëtar i Këshillit Suprem të Lidhjes Botërore Myslimane, Anëtar i Asamblesë së Këshillit Udhëheqës Musliman-Hebre dhe bashkëthemelues i Institutit për Fe, Dialog dhe Demokraci. Bruçaj flet rrjedhshëm anglisht, turqisht dhe italisht.
Sekretar i Departamentit
Elida Mehalla