
|
Bordi Shkencor
|
Programi i Masterit në Shkencat Themelore Islame është projektuar tu ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e shkencave themelore islame. Në këtë program studentët do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në shkencat themelore islame duke pasur mundësinë të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në këtë fushë. Ky cikël zgjat dy vite akademike dheështë konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.
Rreth programit
Programi master në Shkencat Themelore Islame është projektuar që t’u ofrojë një horizont intelektual studentëve, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptesh dhe perspektivash në fushën e Shkencave Themelore Islame.
Në këtë program studentët do të ketë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në Shkencat Themelore Islame duke pasur mundësinë të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në këtë fushë, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Ky cikël studimi zgjat dy vite akademike dhe është konceptuar e bazuar në nevojat dhe kërkesat e vendit tonë.
Misioni
Misioni i programit master në Shkencat Themelore Islame është përgatitja e individëve të kualifikuar në këtë fushë dhe fushave të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetja e kërkimit shkencor me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.
Vizioni
Programi master në Shkencat Themelore Islame do të ndihmojë studentët në fitimin e aftësive dhe kompetencave tëleximit dhe vlerësimit të burimeve themelore tëshkencave islame. Në vizionin e këtij programi përfshihet edukimi i studentëve në mënyrë që ata të përvetësojnë njohuri të mjaftueshme, nëlidhje me aspektet sociale dhe fetare, dhe t'i ndërlidhë ato me fushën e studimit, aftësitë për t'u shprehur në oratori dhe në të shkruar atë që ai ose ajo ka mësuar dhe kryerja e praktikave profesionale.
Kohëzgjatja e studimeve
Programi master i shkencave në Shkencat Themelore Islame zgjat dy vite akademike, të ndarë në katër semestra.
Numri i krediteve ECTS (Sistemi europian i transferimit të kredive)
Programi master i shkencave në Shkencat Themelore Islame përmban gjithsej 120 ECTS. 1 ECTS = 25 orë.
Titulli i diplomës
Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame”.
Mundësitë e punësimit
Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame kanë mundësi punësimi në institucione të ndryshme, si specialistë të fushës që studiojnë, së cilës çdo ditë e më tepër i rritet rëndësia për nga veçantia që përmban, duke përgatitur kuadro të një fushe sa specifike, aq dhe të integruar me fusha të ndryshme studimi.
Studentët që diplomohen nga departamenti i Shkencave Islame do të kenë mundësi punësimi, së pari, në të gjitha institucionet në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) nga Selia Qendrore, deri në zyrat lokale në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të drejtuara nga 35 myftinitë e Republikës, si edhe në të gjitha xhamitë, kurset dhe qendrat kulturore, që administrohen nga myftinitë e rrethit përkatës.
Një tjetër mundësi punësimi është edhe si asistent kërkimor në Kolegjin Universitar “Bedër”, Departamenti i Shkencave Islame.
Studentët që diplomohen në departamentin e Shkencave Islame të KUB kanë mundësi punësimi edhe në institucione të ndryshme, si dhe në fondacione dhe shoqata të ndryshme, etj.
Kurrikula
Semestri1 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | ISC 401 | Metodat Kërkimore | English, Turkish, Arabic | A | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
2 | ISC 431 | Problematikat Themelore të Filozofisë së Fesë | English, Turkish | B | 48 | 103 | 3.00 | 6 |
3 | ISC 413 | Problematikat Kryesore të Shkencës së Hadithit | Turkish | B | 48 | 101 | 3.00 | 6 |
4 | ISC 433 | Historia e Krahasuar e Religjioneve | Arabic | B | 48 | 100 | 3.00 | 6 |
5 | ISC 411 | Problematikat Kryesore të Metodologjisë së Jurisprudencës Islame | Turkish | B | 48 | 101 | 3.00 | 6 |
Gjithsej | 240 | 507 | 15 | 30 |
Semestri2 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | ISC 444 | Seminare | English, Turkish | C | 48 | 96 | 3.00 | 6 |
2 | ISC 432 | Relata midis Fesë dhe Shkencës | English, Turkish | C | 48 | 92 | 3.00 | 6 |
3 | ISC 414 | Metodat e Interpretimit të Haditheve | Turkish | B | 48 | 110 | 3.00 | 6 |
4 | ISC 412 | Ekolet e Tefsirit | Arabic | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
5 | ISC 402 | Teknikat dhe Metodat Kërkimore në Shkencat Sociale | English, Turkish, Arabic | A | 48 | 94 | 3.00 | 6 |
Gjithsej | 240 | 494 | 15 | 30 |
Semestri3 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | ISC 533 | Sociologji Fetare | English, Turkish | C | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
2 | ISC 521 | Studime rreth Historisë Islame | Turkish | B | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
3 | ISC 531 | Problematikat e Edukimit Fetar | English, Turkish | E | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
4 | ISC 511 | Studime rreth Shkencës së Jurisprudencës Islame | Turkish, Arabic | B | 48 | 103 | 3.00 | 6 |
5 | English, Turkish Elective | English, Turkish | D | 0 | 0 | 3.00 | - | |
Gjithsej | 192 | 409 | 15 | 30 |
Semestri4 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | ISC 598 | Tezë | Albanian, English, Turkish, Arabic | F | 48 | 711 | 3.00 | 30 |
Gjithsej | 48 | 711 | 3 | 30 |
Lëndët me zgjedhje |
|||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS |
ISC 513 | Problematikat Moderne të Kelamit | Arabic | D | 48 | 91 | 3.00 | 6 |
ISC 535 | Rrymat Moderne të Filozofisë | English, Turkish | D | 48 | 102 | 3.00 | 6 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)