Emri i Lëndës : Problematikat Themelore të Filozofisë së Fesë
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ISC 431-1 A -1 3 0 0 3.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kjo lëndë duke analizuar temat bazë të filozofisë së fesë si “marrëdhënia intelekt-shpallje hyjnore”, “argumente mbi ekzistencën e Zotit”, “eksperienca fetare”, “gjuha fetare dhe atributet e Zotit”, “marrëdhënia fe-moral”, “ problemi i të keqes”, “ jeta pas vdekjes”, “ feja dhe pluralizmi fetar”, arrin t’i përftojë studentit aftësinë e të menduarit në mënyrë më racionale, më kritikuese dhe më të përgjithshme.
Objektivat Të pajisim studentët me aftësinë për të bërë interpretime rreth termave themelore dhe argumenteve të filozofisë së fesë.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Çfarë është filozofia e fesë? Relata fe-filozofi. C’është filozofia? C’është feja? Filozofia e Fese: Perkufizimi i termi “filozofia e fese”; A është i perhapur termi “filozofia e fese”? Cilat jane problematikat themelore te filozofise se fese dhe cfare trajtojne? 1. Problemet metafizike: Ekzistenca apo mosekzistenca e zotit, argumentet pro dhe kunder ekzistences, revelata (shpallja), vlera ekzistenciale e njeriut etj. 2. Problemet epistemologjike: Ashtu si nisesh nga pasoja per te arritur te shkaku, vlera shkencore kur nisesh nga dija te zoti, revelata (shpallja), inspirimi dhe frymezimi si dhe eksperienca fetare. 3.Analiza gjuhesore dhe llogjike e dispozitave fetare: Lidhja mes postulateve morale dhe postulateve shkencore, analogjite qe perdorim per te kuptuar zotin; Simbolizmat fetare dhe botekuptimi i tyre; A kane vlere shkencore dhe sa ato reflektojne te verteten? Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 42-74
2Argumentet rreth ekzistencës së Zotit: Argumenti Ontologjik Argumenti i Anselmit u quajt argumenti ontologjik, argument ky që ka shkaktuar ndarje të thellë mes filozofëve që prej asaj kohe. Shume filozofë të shquar të shekullit të 20të, si Çarls Hartshorn, Norman Malkolm dhe Alvin Plantinga, mendojnë se ky është një argument i shëndoshë. Një përmbledhje e Argumentit Ontologjik: 1. Ekziston mundësia që një Qenie Maksimalisht e Madhe të ekzistojë.; 2. Një Qenie Maksimalisht e Madhe ekziston në ndonjë botë të mundshme.; 3. Nëse një Qenie Maksimalisht e Madhe ekziston në ndonjë botë të mundshme, atëherë ajo ekziston në çdo botë të mundshme.; 4. Nëse një Qenie Maksimalisht e Madhe ekziston në çdo botë të mundshme, atëherë ajo ekziston edhe në botën reale.; 5. Një Qenie Maksimalisht e Madhe ekziston në botën reale.; 6. Për pasojë, një Qenie Maksimalisht e Madhe ekziston.; Kritikat e argumentit Ontologjik Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq.111-124
3Argumentet rreth ekzistencës së Zotit: Argumenti Kozmologjik Argumenti kozmologjik është një argument i bazuar në parimin se çdo gjë ka një shkak. Argumenti Kozmologjik është familje e argumenteve, te cilat nisen nga universi, per te shkuar te shkaku i shkaqeve qe është Zoti.; 1. Argumenti i krijimit (Hudus): Cdo gje e krijuar ka nje krijues; Bota/universi eshte i krijuar; Keshtu qe edhe bota/universi ka nje krijues; Dhe ai krijues eshte Zoti/Allahu.; 2. Argumenti i mundesise (Imkan): Cdo gje e munduar ka nje gje te detyrueshme qe e ka mundesuar; Bota/universi eshte e mundur; Keshtu qe edhe bota/universi ka nje gje te detyrueshme qe e ka mundesuar; Dhe ai krijues eshte Zoti/Allahu.; 3. Argumenti i levizjes (Hareket): Cdo gje qe leviz e ka nje levizes; Bota/universi eshte ne levizje; Keshtu qe edhe bota/universi ka nje levizes; Dhe ai levizes eshte Zoti/Allahu.; Kritikat e argumentit Kozmologjik Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 125-132
4Argumentet rreth ekzistencës së Zotit: Argumenti i Përvojes Fetare Argumenti i pervojes/eksperiences fetare ose thene ndryshe argumenti mistik eshte perdorur per here te pare nga filozofi William James ne shek. e 19, kur shkroi librin “Llojet e eksperices fetare”. Eshte nje argument i lindur per shkak te shkences poviziste. Domethene nese dicka eshte provuar me metoda eksperimentale tregon se eshte e vertete. Nuk eshte i sakte si argument, pasi termi ekperience eshte term teknik. Karakteristikat e eksperiences fetare: 1- Ndryshojne ne varesi te kultures; 2. Ndodh menjehere; 3. Eshte e pamundur te shpjegohet me fjale; 4. Kjo eksperience eshte unifikuar, nuk ka nje proces.; Kritikat e argumentit te eksperiences fetare Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 158-168
5Argumentet rreth ekzistencës së Zotit: Argumenti Teleologjik Argumenti i rregullsisë (Nizam ve gaye delili): Me anë të këtij argumenti, duke parë rregullin e pashmangshëm dhe harmoninë e madhe që mund të përceptohen dhe njihen me anë të shqisave në natyrë dhe në dukuritë që ndodhin në të, pohohet se kjo harmoni në gjithësi është vepër e një krijuesi që di gjithçka dhe që ka fuqi për gjithçka. Ky argument quhet ndryshe edhe argument i qëllimit final, i urtësisë, i sigurisë, i favorit.; Kritikat e argumentit Teleologjik Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 133-157
6Teizmi dhe atributet e Zotit Disa Terma Filozofike (Teizmi, Deizmi, Panteizmi, Gnosticizmi, Ateizmi) dhe qasjet ne filozofine e fese; Atributet e Allahut janë trajtuar, përgjithësisht, në dy grupe: atribute individuale dhe atribute qenësore. 1. Atributet Individuale (Dhatí): Ekzistencë (vuxhud), Paraqenie (kidem), Pasqenie (beka), Pangjashmëri me qeniet e krijuara (muhalefetun li’l-hauadith), Njësi (vahdanijet), Ekzistencë në vetvete (kijam bi nefsihi). 2. Atributet Qenësore (Thubutí): Jetë (hajat), Dituri (ilm), Dëgjim (sem’), Shikim (basar), Vullnet (irade), Fuqi (kudret), Fjalë (kelam), Krijim (tekvin); Te flasesh per atributet e Zotit, eshte me e veshtire se sa te flasesh per vete Zotin, sepse: 1. Disa atribute qe pranon filozofia, nuk i pranon feja dhe disa atribute te pranuara nga feja nuk i pranon filozofia. 2. Te flasesh per atributet e Zotit, detyrimisht do te flasesh per universin dhe njeriun. Kur flet per atributin e krijimit, per krijimet e Zotit eshte e pamundur te mos permendesh universin dhe njeriun. Kur trajtohet ceshtja e te qenurit te Zotit me vullnet absolut, do te shfaqen probleme si vlera dhe cilesia e vullnetit te njeriut, problemi i se keqes etj. Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 103-110
7Analizat gjuhësore dhe gjuha e fesë Duke qene se propozicionet fetare dhe metafizike, nuk munden te mendohen si pohimet shkencore, kjo nxorri ne pah problemin e te menduarit ne nje menyre tjeter te tyre. Nje pjese e mire e analisteve gjuhesore, nxiten nga mendimi se te qenurit e kuptimte e dickaje dhe te qenurit e verifikueshme, nuk jane sinonime. Nje vertetim i bere sipas parimit te verifikimit, nuk eshte forma e vetme e vertetimit. Filozofia e gjuhës është një nga rrymat më interesante të lindura në filozofinë moderne dhe një nga përfaqësuesit e saj të mëdhenj është Ludwig Wittgenstein. Aplikimi i kesaj metode te gjuha fetare, solli nje lehtesim per fene. Kjo qasje, duke qene se e trajton nje pohim fetar ne perberjen gjuhesore. Kjo qasje, duke qene se e trajton nje shprehje fetare brenda perberjes gjuhesore parandalon nje pjese te rreziqeve qe nxjerrin qasjet reduksjoniste dhe abstraktive. Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 90-102
8Provim Gjysmëfinal
9Problemi i së keqes Termi ‘teodise’, i formuar nga fjalët Greke ‘theos’ – Zot, dhe ‘dike’ – drejtësi, “është përdorur për herë të parë nga filozofi Gjerman Gotfrid Lajbnic në veprën e tij ‘Essais de Theodicée’. Ky term tregon përpjekjen për të provuar se drejtësia hyjnore qëndron e paprekur nga ekzistenca e së keqes. Si problem, sic thame me lart, eshte hedhur per here te pare si pyetje nga Epikuri, i cili thoshte: “Nese thoni se zoti/erat ka/ne qellim te mire, atehere perse ekziston e keqja ne bote?”. Te keqijat: 1- Fizike/Natyrore: Te keqijat te cilat dalin si rezultat e shkaqeve natyrore si termetet, permbytjet, shiu meteoreve, zjarret emertohen “Te keqija fizike ose natyrore”; 2- Morale: Te keqijat te cilat vijne per shkaqe njerezore ose nga njeriu quhen “Te keqija morale”. Keto ne pergjithsi permbajne padrejtesi, ngrenie te hakut, shkaktojne dhimbje dhe pasqyrojne vetite negative te karakterit. Psh. vrasjet, perdhunimet dhe padrejtesite e tjera si keto.; 3- Metafizike: Te keqijat te cilat dalin si rezultat i te qenurit te botes jo perfekte, njeriu i vdekshem dhe i kufizuar emertohen “Te keqija metafizike”, pra qe nuk varen as nga njeriu dhe as nga natyra. Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 169-181
10Feja dhe shkenca Nga diskutimet per kete ceshtje kane dale disa teza: 1- Feja dhe shkenca perplasen me njera-tjetren; 2- Feja dhe shkenca jane te ndara nga njera-tjetra; 3- Feja dhe shkenca perputhen me njera-tjetren. Asnje shpjegim shkencor, nuk eshte shpikur per te vertetuar ose pergenjeshtruar fene. Asnje dege shkencore (biologjia, kimia, fizika etj.) nuk eshte shpikur per nje qellim te tille. Shkenca eshte nje disipline, e cila perdoret per shpjeguar shkaqet e fenomeneve natyrore ne bote. Kete disipline e cila ka kete qellim, nese e perdorni per te vertetuar ose pergenjeshtruar fene, eshte perdorim i gabuar. Nese shkenca perdoret per te shpjeguar dicka fetare, pro ose kunder, eshte perdorim i gabuar dhe ne kete rast demton me shume fene. Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 182-199
11Problemet aktuale të relatës fe-shkencë Ne gjykimet shkencore, nuk duhet te kene rol mendimet personale, ndjenjat etj. pasi veprimtaria shkencore nuk eshte personale. Nuk duhet te ngaterrohen konkluzionet shkencore ne momentin e transferimit ne jeten e perditshme. Megjithese shkenca ka ndikuar ne shume fusha te jetes, te shprehja “pikepamje shkencore”, fjala “shkencore” eshte term qe e tejkalon shkencen. Se dyti, shkenca meret me pergjithesime. Shkencetari kryen vezhgime, eksperimente, mbledh prova dhe perpiqet te mos anashkaloje asgje. Mirepo ato i konsideron si “reflektim nje nga nje te se pergjithshmes”. Dicka qe ndodh vetem nje here, nuk hyn ne fushen e shkences. Psh. Mrekullite e profeteve. Pohimet fetare, nuk mund te vertetohen ose te pergenjeshtrohen me kriteret shkencore, nuk eshte nevoja per to. Kete na e tregon me se miri Filozofia e Gjuhes. Pohimet fetare jane qendrime propozicionale. Per shkak se nuk dallojne dot nje pohim/propozicion, nga nje qendrim propozicional, duket sikur pohimet fetare, mund te vertetohen me shkencen dhe logjiken. C’është Propozicioni dhe Qendrim propozicional? Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 200-213
12Pluralizmi fetar Ka dallime të konsiderueshme midis teologëve që i përkasin të njëjtit “kamp” ose feje dhe shumë veçori mbivendosjeje midis qasjeve të ndryshme. 1. Eksklusivizëm: vetëm ata që dëgjojnë ungjillin të proklamuar dhe pranojnë në mënyrë eksplicite Islamin/Krishërimin, janë të shpëtuar.; 2. Inkluzivizëm: Islami/Krishërimi është revelata normative e Zotit, ndonëse shpëtimi është i mundur edhe jashtë ketij besimi, por ky shpëtim vjen gjithnjë prej ketij besimi.; 3. Pluralizëm: të gjitha fetë janë rrugë të barabarta dhe të vlefshme drejt realitetit të vetëm hyjnor dhe Islami/Krishërimi është një revelatë midis shumë revelatave të tjera njësoj të barabarta dhe të vlefshme.; Filozofi i fesë, me origjinë angleze, John Hick, ka zhvilluar një pozicion pluralist kryesisht duke u angazhuar në dialog me filozofinë perëndimore dhe fetë botërore. Do të ishte instruktuese të shihnim më në detaj tezën e Hick-ut, i cili kombinon shumë prej theksimeve në qasjet e lartpërmendura pluraliste. Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 221-250
13Lidhja fe-moral A mund te jete nje njeri i moralshem pa qene fetar? Ku e ka bazen morali? Te feja apo te ndergjegja? Në shekullin aktual disa njerëz, duke marrë parasysh përparimin mendor, pretendojnë në atë se feja nuk është e nevojshme, por bile as morali, edhe pse është vërtetuar se një shoqëri nuk mund të jetojë pa moral. Këta themelet e moralit tentojnë t’ia ngarkojnë ndërgjegjes, dhe kështu, të mos ketë nevojë për fe. Ja disa qasje ne lidhjen fe-moral: 1. Feja është e demshme per moralin. 2. Feja nuk ka lidhje me moralin. 3. Feja është e dobishme per moralin. 4. Feja është e domosdoshme per moralin. Kanti e con me tej kete mendim duke nxjerre edhe Zotin si postulat te ekzistences se moralit. Pa Zotin morali nuk mund te ekzistoje. Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 214-220
14Jeta pas vdekjes Edhe pse vdekja është një pjesë e jetës po aq sa jeta, njerëzit në përgjithësi priren të mendojnë se jeta është e mirë dhe vdekja është e keqe. Madje mund të thuhet se pak gjëra i bëjnë njerëzit të mendojnë aq thellë sa vdekja: A është vdekja një zhdukje? A ka jetë pas vdekjes?Vdekja është përmendur në filozofi, veçanërisht aty ku dëshirohet të shprehet kuptimi dhe rëndësia e jetës. Mendimet dhe besimet rreth vdekjes kishin një pjesë të madhe në formimin e botëkuptimeve optimiste dhe pesimiste. Disa e panë vdekjen si një katastrofë që i dha fund çdo suksesi në jetë: Gjatë historisë, numri i atyre që thanë "Meqenëse ka vdekje, atëherë asgjë nuk ka një kuptim dhe vlerë në pikën e fundit" nuk ka qenë i paktë. Nga ana tjetër, sipas disave, jeta fiton kuptimin dhe vlerën e saj të vërtetë vetëm përmes vdekjes. Njeriu është një qenie e vdekshme. A e frikëson kjo situatë? Nëse përgjigja për këtë pyetje do të ishte pozitive, fjalët e shprehura për të kapërcyer frikën e vdekjes nuk do të kishin kuptim dhe vlerë. Pse njerëzit, ose shumica e njerëzve, kanë frikë nga vdekja? 1. Besimi në pavdekësi; 2. Themelet e Besimit të Pavdekësisë.; 3. Çështja e formes së jetës pas vdekjes dhe kritika e Gazaliut ndaj filozofëve mbi "Ringjalljen e trupave" Cafer Sadık Yaran, Din Felsefisine Giriş, Dem Yay., İstanbul, 2012 fq. 251-271
15Përsëritje e lëndës
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të mësojnë termat themelore të filozofisë së fesë.
2Studentët do të përfitojnë njohuri rreth problemeve kryesore të filozofisë së fesë.
3Studentët do të përftojnë aftësinë për të interpretuar çështjet dhe problemet kryesore të filozofisë së fese.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize00
Projekte120
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14798
Detyra 100
Gjysmë finale 122
Provimi final 122
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 150
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 6
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)