
Emri i Lëndës : Njohuri rreth Kur’anit dhe përkthimit të tij | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ISC 113-2 | B | 1 | 2 | 0 | 0 | 2.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian, Turkish | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Lënda “Njohuri rreth Kur’anit dhe përkthimit të tij” është në formën e hyrjes në shkencat e Kur’anit, ndër të cilat në krye vjen historia e këtij libri hyjnor. Këtu do të bëhet fjalë për përkufizimin e gjerë të Kur’anit, formave të shpalljes hyjnore, historisë së tekstit të Kur’anit, që nga shkëputja prej Zotit, e deri tek forma e tij në ditët e sotme. Do të studiohen të gjitha etapat historike dhe shndërrimet fizike që ka pesuar libri përgjatë historisë, si dhe pjesët e tij përbërëse. Duke analizuar edhe një tekst shembull, përftohen njohuri edhe rreth përkthimit të tij, gjë e cila është themelore për çdpkënd, që nuk e ka arabishten gjuhën mëmë, apo që do ta shpjegojë Kur’anin në një gjuhë tjetër veç arabishtes. Kjo lëndë realizon parapërgatitjen e studentit për lëndën e shkencave të Kur’anit. Kështu ai do të jetë formuar me njohuritë hyrëse në këtë fushë dhe do ta ketë shumë më të lehtë drejtëkuptimin e brendisë së tekstit të këtij libri. | |||||||
Objektivat | Ka për qëllim që t’i paraqesë studentëve njohuri hyrëse rreth shkencave të Kur’anit, duke i pajisur ata me informacion relativisht të mjaftueshëm në çështjet e zbritjes dhe transmetimit të tekstit kur’anor. Kështu, synohet prezantimi i një portreti të mirëfilltë të Librit Hyjnor. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Përkufizimi klasik i Kur’anit Fisnik dhe komentimi i saj i gjerë. | |||||||
2 | Përkufizimi i Kur’anit në traditën profetike dhe komentimi i saj. | |||||||
3 | Vahji, përkufizimi dhe llojet e tij. | |||||||
4 | Etapat e udhëtimit të Kur’anit deri në zbritjen e tij tek Profeti (s.a.s). | |||||||
5 | Ruajtja e Kur’anit në jetën e Profetit (s.a.s). | |||||||
6 | Grumbullimi i Kur’anit gjatë periudhës së kalifit të parë Ebu Bekrit (r.a). | |||||||
7 | Termat ajet dhe sure, dhe veçoritë e tyre. | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Suret e ajetet mekase dhe ato medinase. Dallimet mes tyre dhe format e emërtimit të sureve. | |||||||
10 | Shumimi i Kur’anit në periudhën e kalifit të tretë Osmanit (r.a). | |||||||
11 | Shtatë shkronjat dhe shkenca e kiraeteve. | |||||||
12 | Historiku dhe zhvillimi i pikëzimit dhe vendosjes së harekeve në tekstin e Kur’anit. Ndalesat gjatë leximit të tekstit. | |||||||
13 | Termat e spikatur në shpjegimin dhe drejtëkuptimin e tekstit hyjnor: Tefsir, te’uil, përkthim dhe meal. | |||||||
14 | Përkthimi i krahasuar i sures Huxhurat - 1. | |||||||
15 | Përkthimi i krahasuar i sures Huxhurat - 2. | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të pajisen me njohuri të përgjithshme rreth përkufizimit të Kur’anit nga disa këndvështrime. | |||||||
2 | Studentët do të pajisen me njohuri të detajuara rreth zbritjes dhe transmetimit deri në ditët e sotme të tekstit kur’anor. | |||||||
3 | Studentët do të pajisen me njohuri hyrëse rreth metodave të përkthimit të Kur’anit. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 40 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 2 | 32 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 3 | 42 | |||||
Detyra | 0 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 21 | 21 | |||||
Provimi final | 1 | 30 | 30 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 125 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)