Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ALB 101-5 B 1 4 0 0 4.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
Objektivat •Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Gjuha shqipe në një vështrim të përgjithshëm: -origjina dhe emri -dokumentet e para -dialektet -alfabeti -shqipja letrare
2Leksiku i shqipes: Fjalori - Llojet e fjalorëve - Ç’është fjalori shpjegues dhe si përdoret ai?
3Semantika - Kuptimi i fjalëve - Fusha leksikore dhe kuptimore - Sinonimet, antonimet, homonimet - Shprehjet frazeologjike
4Fjalët e huaja në gjuhën shqipe - Neologjizmat - Huazimet dhe llojet e tyre
5Burimet e pasurimit të gjuhës shqipe - Shqipërimi i disa fjalëve dhe prapashtesave të huaja - Ndërkombëtarizmat dhe terminologjitë e fushave të ndryshme.
6Normat e shqipes standard - Shprehitë e të shkruarit drejt - Karakteristikat e gjuhës standard - Ilustrime me shembuj të shtypit të shkruar (gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore)
7GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT - Ndërrimi i gjinisë së shumësit të emrave mashkullorë - Emra me temë të njëjtë në të dyja gjinitë - Trajta dhe rasa e emrit - Përdorimi i emrave të përveçëm
8Provim gjysmëfinal (MIDTERM). Çështje sintaksore. Rendi i gjymtyrëve në fjali
9Përemri - Përemri vetor - Trajtat e shkurtra të përbëra - Drejtshkrimi i trajtave të përbëra - Sintaksa e përemrit vetorë Gabimet në përdorimet e trajtave të shkurtra
10Rendi i gjymtyrëve në fjali - Rendi i përcaktorëve të një emri - Përshtatja e gjymtyrëve në fjali - Përshtatja e kohëve në periudhën me nënrenditje
11Fjalitë e përbëra me bashkërenditje Llojet, ndërtimet.
12Fjalitë e përbëra me nënrenditje: - Përcaktore - Ftilluese - Kohore - Qëllimore - Vendore - Shkakore - Rrjedhimore - Lejore - Kushtore - Krahasore - Mënyrore - Sasiore
13Rastet jonormative të përdorimit të foljeve - Roli i pikësimit në organizimin e mendimit -Parimet e pikësimit
14Klasifikimi i shenjave të pikësimit - Përdorime të veçanta të shenjave të pikësimit - Pikësimi në fjalinë e thjeshtë - Pikësimi i periudhës dhe paragrafëve të gjatë
15Përsëritje. Ushtrime
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
2Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare.
3Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize210
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final40
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final60
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 11414
Të tjera 155
Ngarkesa totale e orëve 135
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.4
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)