
Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe II | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ALB 102-6 | B | 2 | 4 | 0 | 0 | 4.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Komunikimi gjuhësor është vlerë e njeriut. Vetëm njerëzit kanë aftësi të përçojnë sinjale tingëllore ose, siç thuhet ndryshe, shenja gjuhësore. Lënda e gjuhës shqipe ndihmon për të përforcuar aftësinë e të folurit me shkrim dhe gojë. Shqipja si gjuhë e shkruar dhe e folur ka sistemin e vet të veçantë shkrimor, por dhe një tërësi rregullash që formojnë strukturën e këtij sistemi. Kur analizojmë strukturën e shqipes, ndërtojmë gramatikën e saj. Përmes të mësuarit analitik dhe kritik synohet të folurit e gjuhës standard, me shkrim dhe me gojë, duke u aftësuar në ndërtimin e ligjërimit të nevojshëm | |||||||
Objektivat | Të marrë formim bazë gjuhësor Të përvetësohen çështje të fonetikës, leksikologjisë, të normës morfologjike, sintaksore si dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ nëpërmjet ligjërimit normative. Të rrisin cilësinë gjuhësore të punimeve (ese, detyra kursi, artikuj) punim diploma Të nxitet të vështruarit kritik si dhe akti i korrektimit në rastet e shmangieve nga shqipja standard. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Pikësimi në fjalinë e thjeshtë - Pikësimi i periudhës dhe paragrafëve të gjatë | |||||||
2 | Ç’është teksti? - Fazat e krijimit të tekstit - Nocioni “tekst” dhe evolucioni i tij - Organizimi i brendshëm i tekstit | |||||||
3 | - Kriteret dhe parimet e tekstualitetit - Kohezioni dhe koherenca. Elementet e tyre karakterizuese | |||||||
4 | Rimarrja - Paralelizmi - Parafraza - Proforma | |||||||
5 | Koha, aspekti, veprimi - Mënyrat e veprimit foljor - Tipologjia dhe klasifikimi i teksteve | |||||||
6 | Respekti në gjuhë, ose mirësjellja gjuhësore - Respekti në sferën profesionale - Fjalori i rënduar i mediave | |||||||
7 | Gjuhët kombëtare dhe gjuha zyrtare në Bashkimin Evropian - Anglishtja në kuadrin e BE-së - Cili është koncepti i De Mauros? | |||||||
8 | Provimi Gjysmë-Final | |||||||
9 | Institucionet dhe mjetet që përçojnë normat e shqipes standarde - Stilet e shqiptimit - Diksioni | |||||||
10 | Ushtrime për të shkathtësuar dhe ngulitur drejtshqiptimin - Fjalëshpejtat - Defekti i të folurit shpejt - Frymëmarrja - Zëri | |||||||
11 | Theksimet - Theksi logjik - Tema/rema | |||||||
12 | Stilet funksionale të gjuhës shqipe - Fjalët asnjanëse dhe fjalët me shenjë stilistike - Stilema dhe llojet e ligjërimit | |||||||
13 | Teksti dhe domethënie nëntekstore - Mjetet shprehëse gjuhësore të zhanreve të ndryshme | |||||||
14 | Si të shkruajmë një ese? - Organizimi i paragrafëve dhe i nënçështjeve - Përmbledhje e skicë-idesë | |||||||
15 | Strategjitë e përkufizimeve - Llojet e përkufizimeve - Termat kyçe dhe termat e papërcaktuar | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit | |||||||
2 | Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi, punim diplome) | |||||||
3 | Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e korrektimit në rastet e shmangies nga shqipja standarde. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 20 | ||||||
Kuize | 1 | 5 | ||||||
Projekte | 1 | 20 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 5 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 4 | 64 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 3 | 42 | |||||
Detyra | 1 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 10 | 10 | |||||
Provimi final | 1 | 10 | 10 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 126 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5.04 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)