Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ALB 101-1 B 1 4 0 0 4.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
Objektivat •Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Gjuha shqipe në një vështrim të përgjithshëm: -Origjina dhe emri -Dokumentet e para -Dialektet -Alfabeti -Shqipja letrare
2Leksiku i shqipes: Fjalori - Llojet e fjalorëve - Ç’është leksiku dhe leksikologjia? - Ç’është fjalori shpjegues dhe si përdoret ai
3Semantika - Kuptimi i fjalëve - Fusha leksikore dhe kuptimore - Sinonimet, antonimet, homonimet - Shprehjet frazeologjike
4-Fjalët e huaja në gjuhën shqipe - Neologjizmat - Huazimet dhe llojet e tyre
5Burimet e pasurimit të gjuhës shqipe - Shqipërimi i disa fjalëve dhe prapashtesave të huaja - Ndërkombëtarizmat dhe terminologjitë e fushave të ndryshme.
6Normat e shqipes standarde - Shprehitë e të shkruarit drejt - Karakteristikat e gjuhës standard - Ilustrime me shembuj të shtypit të shkruar (gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore)
7GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT - Ndërrimi i gjinisë së shumësit të emrave mashkullorë - Emra me temë të njëjtë në të dyja gjinitë - Trajta dhe rasa e emrit - Përdorimi i emrave të përveçëm
8Provimi Gjysmë-Final
9Përemri - Përemri vetor - Trajtat e shkurtra të përbëra - Drejtshkrimi i trajtave të përbëra - Sintaksa e përemrit vetorë - Gabimet në përdorimet e trajtave të shkurtra
10Rendi i gjymtyrëve në fjali - Rendi i përcaktorëve të një emri - Përshtatja e gjymtyrëve në fjali - Përshtatja e kohëve në periudhën me nënrenditje
11Fjalitë e përbëra me bashkërenditje
12Fjalitë e përbëra me nënrenditje: - Përcaktore - Ftilluese - Kohore - Qëllimore - Vendore
13Fjalitë e përbëra me nënrenditje: - Shkakore - Rrjedhimore - Lejore - Kushtore - Krahasore - Mënyrore - Sasiore
14Rastet jonormative të përdorimit të foljeve - Roli i pikësimit në organizimin e mendimit
15Parimet e pikësimit - Klasifikimi i shenjave të pikësimit - Përdorime të veçanta të shenjave të pikësimit
16Provimi Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
2Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare.
3Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize420
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14228
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 12020
Të tjera 155
Ngarkesa totale e orëve 127
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.08
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)