
Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe II | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ALB 102-1 | B | 2 | 4 | 0 | 0 | 4.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm. | |||||||
Objektivat | • Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. • Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. • Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. • Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). • Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Pikësimi në fjalinë e thjeshtë - Pikësimi i periudhës dhe paragrafëve të gjatë | |||||||
2 | Ç’është teksti? - Fazat e krijimit të tekstit - Nocioni “tekst” dhe evolucioni i tij - Organizimi i brendshëm i tekstit | |||||||
3 | - Kriteret dhe parimet e tekstualitetit - Kohezioni dhe koherenca. Elementet e tyre karakterizuese | |||||||
4 | Rimarrja - Paralelizmi - Parafraza - Proforma | |||||||
5 | Koha, aspekti, veprimi - Mënyrat e veprimit foljor - Tipologjia dhe klasifikimi i teksteve | |||||||
6 | Respekti në gjuhë, ose mirësjellja gjuhësore - Respekti në sferën profesionale - Fjalori i rënduar i mediave | |||||||
7 | Gjuhët kombëtare dhe gjuha zyrtare në Bashkimin Evropian - Anglishtja në kuadrin e BE-së - Cili është koncepti i De Mauros? | |||||||
8 | Provimi Gjysmë-Final | |||||||
9 | Institucionet dhe mjetet që përçojnë normat e shqipes standarde - Stilet e shqiptimit - Diksioni | |||||||
10 | Ushtrime për të shkathtësuar dhe ngulitur drejtshqiptimin - Fjalëshpejtat - Defekti i të folurit shpejt - Frymëmarrja - Zëri | |||||||
11 | Theksimet - Theksi logjik - Tema/rema | |||||||
12 | Stilet funksionale të gjuhës shqipe - Fjalët asnjanëse dhe fjalët me shenjë stilistike - Stilema dhe llojet e ligjërimit | |||||||
13 | Teksti dhe domethënie nëntekstore - Mjetet shprehëse gjuhësore të zhanreve të ndryshme | |||||||
14 | Si të shkruajmë një ese? - Organizimi i paragrafëve dhe i nënçështjeve - Përmbledhje e skicë-idesë | |||||||
15 | Strategjitë e përkufizimeve - Llojet e përkufizimeve - Termat kyçe dhe termat e papërcaktuar | |||||||
16 | Provimi Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore. | |||||||
2 | Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare. | |||||||
3 | Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 20 | ||||||
Kuize | 4 | 20 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 4 | 64 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 3 | 42 | |||||
Detyra | 0 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 10 | 10 | |||||
Provimi final | 1 | 10 | 10 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 126 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5.04 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)