Emri i Lëndës : Historia dhe Metodologjia e Tefsirit
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ISC 204-1 B 4 4 0 0 4.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian, Turkish, Arabic
Niveli i lëndës
Përshkrimi Në këtë lëndë do të trajtohen: Studimi i formave të tefsirit që kanë lindur gjatë periudhave që ka kaluar tefsiri nga koha e Profetit (sas) deri në ditët e sotme. Kuptimet e fjalëve tefsir dhe te’uîl. Tefsiri dhe burimet e tefsirit në kohën e Profetit (sas). Tefsiri dhe burimet e tefsirit në kohën e sahabeve. Tefsiri në kohën e tabiinëve; tefsiri dhe isrâilijâti; Lëvizjet e tefsirit pas periudhës së tabiineve. Tefsirët e parë dhe ndikimi i tyre. Studimi i autorëve që kanë shkruar në lidhje me zhvillimin e letërsisë paralelisht me këtë. Temat ku mbështetet metodologjia e tefsirit, shembujt në lidhje me rolin e tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit.
Objektivat Vlerësimi i periudhave që ka kaluar shkenca e tefsirit duke filluar që nga koha e Profetit (sas). - Trajtimi i temave të metodologjisë së tefsirit dhe prezantimi i disa veprave në këtë fushë. - Shqyrtimi me shembuj i rolit të tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Zbritja e Kuranit dhe regjistrimi i tij. Kjo temë trajton mënyrat dhe format e ardhjes së shpalljes hyjnore, gjendjet e Profetit (s.a.s) gjatë marrjes së vahjit, shkruajtësit e vahjit, etapat e zbritjes. Në këtë temë gjithashtu trajtohen edhe urtësitë e zbritjes së shpalljes hyjnore pjesë-pjesë, si u bë shkrimi i Kur'anit dhe shumimi i tij. (fq. 3-29)
2Shkenca e tefsirit, përkufizimi, objekti, synimi dhe konceptet bazike. Shkenca e tefsirit, përkufizimi, objekti, synimi dhe konceptet bazike. Kjo temë do të trajtojë përkufizimet e disa termave bazikë siç janë: Tefsit, te'vil, përkthim, meâl, mufessir, cila është tema, qëllimi dhe rëndësia e tyre. Po ashtu do të trajtohen edhe ndryshimet mes këtyre koncepteve. (fq.56-79)
3Historia e tefsirit: periudha e dy brezave të parë; Profetit (a.s) dhe sahabëve. Kjo temë fillimisht do të fokusohet në mënyrat e tefsirit gjatë periudhës së Profetit (s.a.s), me pas do të analizojë metodat e interpretimit të Kur'anit që përdoreshin nga sahabet. Gjithashtu do të përshkruhen edhe veçoritë e përgjithshme të tefsirit gjatë kësaj periudhe, burimet që u mbështetën sahabët gjatë interpretimit dhe do të përmenden edhe emrat e sahabëve më të shquar që janë marrë me tefsir. (fq. 81-94)
4Historia e tefsirit: periudha e dy brezave të dytë dhe në vijim; nga tabiunët, etbau't-tabiinët deri në ditët e sotme. Kjo temë do të trajtojë tefsirin në periudhën e tabiunëve, shkollat e tefsirit gjatë asaj periudhe dhe veçoritë e interpretimit të tabiunëve. Gjithashtu do të trajtohet tefsiri në periudhën e etbau't-tabiiunëve deri në ditët e sotme, duke përmendur disa personalitete mjaft të rëndësishëm të shkencës së tefsirit që kanë dhënë kontribut të çmuar në shkrimin e veprave të tefsirit. (fq. 94-106)
5Llojet e tefsirit: Tradicional dhe interpretativ. Kjo temë do të analizojë dy llojet e tefsirit atë tradicional dhe interpretativ. Do të jepen përkufizimet për secilin lloj, do të tregohet zhvillimi i tyre historik dhe veçoritë e gjithësecilit. Gjithashtu do të përmenden disa nga interpretimet dhe interpretuesit më të njohur për secilin lloj. (fq. 108-131)
6Ekolet e tefsirit. Në këtë temë do të trajtohen ekolet klasike dhe moderne të tefsirit. Do të jepen përkufizimet e tyre, llojet e tefsirit për secilin nga ekolet, arsyet që çuan në lindjen e secilit lloj bashkë me karakteristikat e tyre dhe disa vepra që janë shkruar për secilin lloj tefsiri. (fq.133-155)
7Klasifikimi i shkencave të Kuranit. Në këtë temë do të shpjegohet në mënyrë specifike klasifikimi i shkencave të Kur'anit dhe nën ndarjet e secilës shkencë. (fq. 157-230)
8Projekt Gjysmëfinal
9Shkencat historike: Shkaqet e zbritjes dhe historitë në Kuran. Në këtë temë trajtohen shkaqet e zbritjes të ajeteve, llojet e shkaqeve të zbritjes dhe dobitë e mësimit të këtyre shkaqeve. Gjithashtu do të trajtohen llojet e historive në Kur'an, veçoritë dhe qëllimet e tyre. (fq.211-217; 220-227)
10Shkencat historike: Shfuqizimi i ajeteve dhe israilijat. Në këtë temë trajtohen argumentet e shfuqizimit, llojet e tij. Gjithashtu trajtohen mënyra se si israilijati ka hyrë në tefsir dhe llojet e lajmeve të israilijatit. (fq.217-220; 227-232)
11Shkencat gjuhësore: Fjalët e huaja në Kuran, mubhematu’l-Kur’an dhe muxhmel-mubejen. Në këtë temë trajtohen fjalët e huaja të ilustruara me shembuj nga Kur'ani. Gjithashtu trajtohen arsyet e mubhemit në Kur'an, temat në të cilat kq shpjegime pa detaje (muxhmel) dhe shpjegime të detajuara (mubejen). (fq. 164-170)
12Shkencat gjuhësore: Shprehja figurative, shembujt dhe betimet në Kuran. Në këtë temë do të trajtohen llojet e shkencave gjuhësore, pjesë e të cilave janë edhe shprehjet figurative. Do të trajtohen llojet e shprehjeve figurative të përdorura në Kur'an të ilustruara me shembuj dhe betimet në Kur'an. (fq.158-162;178-183)
13Shkencat kuptimore: Muhkem-muteshabih dhe shkronjat e ndërprera. Në këtë temë trajtohen ajetet nga na kuptimore. Arsyet e ekzistencës së dy llojeve dhe nën ndarjet e secilit të ilustruar me shembuj nga Kur'ani. (fq.162-167;180-191)
14Shkencat kuptimore: Mushkilu'l-Kuran dhe ixhazu'l-Kuran. Në këtë temë do të shpjegohet çfarë është mushkilu'l-Kur'an, arsyet e lindjes së saj ndërmjet ajaeteve Kur'anore. Gjithashtu do të trajtohet ixhazu'l-Kur'an dhe dimensionet e mrekullisë. (fq.192-194; 198- 203)
15Shkencat kuptimore: Relatat ndërmjet ajeteve dhe sureve, stili i shprehjes dhe gramatika në Kuran. Në këtë temë trajtohen llojet e relatave midis ajeteve dhe sureve, mënyra e stilit të shprehjes së Kur'anit dhe informacione të rëndësishme në lidhje me shkencën që studion gramatikën e Kur'anit (I'rrabu'l Kur'an). (fq.195-198; 203-209)
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studenti do të mësojë periudhat që ka kaluar shkenca e tefsirit duke filluar që nga koha e Profetit (sas)..
2Studenti do të përfotjë njohuri rreth temave të metodologjisë së tefsirit dhe rreth disa veprave në këtë fushë.
3Studenti do ketë mundësi të japë shembuj në lidhje me rolin e tefsirit në drejtëkuptimin e Kur’anit.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale140
Kuize115
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final55
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final45
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14228
Detyra 050
Gjysmë finale 11313
Provimi final 12020
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)