
Emri i Lëndës : Sijer | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ISC 122-1 | A | -1 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | ||||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Në këtë lëndë do të shpjegohet historia e popullit arab para Islamit, kronologjia e jetës së Profetit (s.a.s) si një personalitet historik, personaliteti i tij dhe veprimtaritë. | |||||||
Objektivat | 1. Studimin e kohës në të cilën jetoi Profeti (s.a.s) brenda gjithë historisë së njerëzimit. 2. Nxjerrjen në pah të urtësive të disa ngjarjeve në jetën e Profetit (s.a.s). | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Në këtë temë do të shpjegohet prejardhja e ndritur e Profetit (s.a.s), lindja e tij, vitet që kaloi pranë Mëndeshës, vdekja e nënës së tij Aminës dhe përkujdesja e Abdulmuttalibit. Gjithashtu do të shpjegohet edhe lidhja e martesës me Hatixhen (r.a), ndryshimet që solli kjo martesë në jetën e Profetit (s.a.s) dhe në shoqërinë mekase si dhe do të tregohet për frytet që solli kjo martesë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 15-64. | |||||||
2 | Në këtë temë fillimisht do të shpjegohen shenjat që i vinin Profetit (s.a.s) para ardhjes së shpalljes. Më pas do të shpjegohet fillimi i ardhjes së shpalljes, biseda me Xhebrailin (a.s) dhe reagimet e para të Profetit (s.a.s). Gjithashtu do të përmenden pasuesit e parë që iu përgjegjën ftesës së Profetit (s.a.s), do të shpjegohen vitet e para të mundimshme të muslimanëve dhe qëndrimet që ato mbajtën për të mbrojtur idealin e tyre. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 65-97. | |||||||
3 | Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur kumtesa filloi të bëhej haptazi, vështirësitë qe u hasën dhe vendosmëria e atyre që kishin besuar. Do të shpjegohen edhe orvatjet e të dërguarit (s.a.s) për të bindur xhaxhain e tij Ebu Talibin që ai të ishte në mesin e besimtarëve. Gjithashtu do të tregohet edhe për ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në shtëpinë e Ibn Erkamit dhe si e shihnin jobesimtarët të dërguarin e Allahut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 98-159. | |||||||
4 | Në këtë temë do të trajtohet periudha kur Profetit (s.a.s) i zbritën ajetet që duhet tí kumtonte të tjerëve duke e zgjeruar rrethin. Do të shpjegohen emigrimet drejt Etiopisë bashkë me urtësitë e tyre. Do të trajtohet mrekullia e ndarjes së hënës dhe reagimet e atyre që nuk besonin. Do të shpjegohen vitet e bojkotit të përgjithshëm dhe vështirësitë që kaluan besimtarët. Së fundmi do të shpjegohet një nga periudhat më të vështira në jetën e Profetit (s.a.s) që njihet ndryshe edhe si viti i trishtimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 160-199. | |||||||
5 | Në këtë temë do të shpjegohet udhëtimi që Profeti (s.a.s) bëri në Taif dhe sprovat me të cilat u përball gjatë këtij udhëtimi. Do të trajtohet ndodhia e Israsë dhe Miraxhit që ndryshe njihet si një nga ndodhitë më të veçanta në jetën e Profetit (s.a.s), dhuratat që Profeti (s.a.s) solli për besimtarët nga ky udhëtim dhe do të shpjegohet rëndësia që mbart kjo ndodhi në jetën e çdo besimtari. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 200-229. | |||||||
6 | Në këtë temë do të shpjegohen besëlidhjet e Akabesë dhe rëndësia që ato patën në rrjedhën e ngjarjeve që ndodhën më pas. Do të shpjegohet leja që Profeti (s.a.s) mori për Hixhret dhe shqetësimi i Kurejshëve. Gjithashtu do të shpjegohet migrimi i shenjtë dhe ndodhitë më të rëndësishme gjatë migrimit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 230-260. | |||||||
7 | Në këtë temë do të shpjegohet periudha kur Profeti (s.a.s) u vendos në Medine, në atdheun i ri. Do të trajtohet ngritja e qytetërimit të ri, mënyra e organizimit të jetesës dhe marrëveshjet që u lidhën mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Pasi filloi një epokë e re për besimtarët do të trajtohen edhe masat që ato morën për t'u mbrojtur nga rreziqet që i kanoseshin. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 261-280. | |||||||
8 | Provim Gjysmë-final | |||||||
9 | Në këtë temë do të shpjegohet beteja e parë e myslimanëve, beteja e Bedrit. Do të shpjegohen zhvillimet para, gjatë dhe pas kësaj beteje. Do të trajtohet vendosmëria e besimtarëve, ndihma hyjnore dhe forca shpirtërore që kishin besimtarët edhe pse të paktë në numër krahasuar me mosbesimtarët që u përballën. Gjithashtu do të shpjegohen mësimet dhe urtësitë që morën besimtarët nga kjo betejë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.281-330. | |||||||
10 | Në këtë temë do të përshkruhet fillimi i ndodhisë së Uhudit. Do të trajtohet hutbeja e Uhudit, përmbajtja e saj dhe rëndësia e saj për besimtarët. Gjithashtu do të shpjegohet disfata e mekasve dhe çfarë i solli besimtarëve mosruajtja e delikatesës në bindjen ndaj urdhërit të Profetit (s.a.s). Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq.331-349. | |||||||
11 | Në këtë temë do të shpjegohen zhvillimet në Uhud ku mund të përmendim; organizimin e besimtarëve, lëkundja që ato pësuan, ndihmesa hyjnore që i erdhi dhe rigrupimi pas ndihmesës hyjnore. Gjithashtu do të shpjegohet koha kur Profeti (s.a.s) dhe shokët e tij i dhanë lamtumirën dëshmorëve të Uhudit dhe ngjarjet në Hamra'ul Esed. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 350-374. | |||||||
12 | Në këtë temë do të përshkruhen zhvillimet më të rëndësishme që ndodhën pas Uhudit. Do të analizohen zhvillimet në Hendek, ku do të përfshihen: sfidat gjatë përballjes me jobesimtarët, rëndësia që ka bashkimi për të arritur fitoren, urtësitë e kësaj ngjarjeje dhe çfarë i mësoi besimtarëve përfundimi i Hendekut. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 375-397. | |||||||
13 | Në këtë temë do të përshkruhet udhëtimi i besimtarëve për në Umre dhe ndodhitë e këtij udhëtimi. Do të shpjegohet marrëveshja e Hudejbijes dhe urtësitë e kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të shpjegohet periudha e zgjerimit, si e ndryshuam rrjedhën ngjarjet në Hajber dhe zhvillimet që ndodhën pas Hajberit. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 398-440. | |||||||
14 | Në këtë temë do të trajtohet prishja e marrëveshjes me jobesimtarët dhe çfarë zhvillimesh solli prishja e kësaj marrëveshjeje. Më pas do të shpjegohet sihariqi që i erdhi besimtarëve për ngadhënjim, hyrja e tyre në qabe dhe bujaria që treguan besimtarët e triumfit bashkë me Profetin (s.a.s) ndaj mosbesimtarëve. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, fq. 441-460. | |||||||
15 | Në këtë temë do të shpjegohen lajmet e ardhura nga Heuazini dhe impakti që ato patën. Do të shpjegohen themelet e mirëkuptimit në botën e ndritur. Gjithashtu do të përshkruhet haxhi i lamtumirës dhe koha kur Profeti (s.a.s) u nda nga kjo botë. Reshit Hajllamaz, Profeti ynë (s.a.s), Prizmi, Tiranë: 2013, 461- 494. | |||||||
16 | Provimi Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të mësojnë rreth historisë së arabëve para ardhjes së Islamit, në mënyrë që të jenë më të qarta ndryshimet që ndodhën në atë shoqëri me ardhjen e Profetit (s.a.s.) | |||||||
2 | Studentët do të kenë njohuritë e nevojshme mbi jetën e profetit (s.a.s) si një personalitet historik. | |||||||
3 | Studentët do të studiojnë periudhën në të cilën jetoi Profeti (s.a.s) brenda gjithë historisë së njerëzimit. | |||||||
4 | Studentët do të përftojnë aftësi për t’i dhënë zgjidhje problematikave bashkëkohore, duke u nisur nga shembulli dhe metodat e Profetit (s.a.s) në zgjidhjen e problemeve. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 30 | ||||||
Kuize | 1 | 15 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 55 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 45 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 5 | 70 | |||||
Detyra | 0 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 3 | 3 | |||||
Provimi final | 1 | 4 | 4 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 125 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)