Emri i Lëndës : Historia dhe Metodologjia e Hadithit
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ISC 203-1 A -1 4 0 0 4.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Shkencat e hadithit bëjnë pjesë në shkencat plotësuese dhe ndihmëse. Studimi i shkencës së hadithit mundëson që të ruhet suneti dhe të mësohen metodat që shpjegojnë rregullat dhe kriteret e transmetimit. Dijetarët i kanë kushtuar rëndësi të madhe metodologjisë së hadithit dhe kanë dhënë kontributin e tyre duke shkruar vepra të ndryshëm për disiplinat që studiojnë hadithin.
Objektivat Ruajtja dhe mbrojtja e fesë islame nga keqinterpretimi, devijimi, risitë dhe ndryshimi; përcaktimi i metodologjisë së duhur, njohja e rregullave dhe kritereve të shkencës së hadithit, motivi për ta njohur sunetin e Profetit Muhamed a.s. nëpërmjet transmetimeve, si dhe vlerësimi i mundit dhe kontributit të dijetarëve të kësaj fushe.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në shkencën e hadithit dhe konceptet bazë: Historiku dhe terminologjia kryesore Jepet përkufizimi i termave kryesorë: hadith, usul, sunnet, ether, haber. Studimi i një fushe kryhet duke iu përmbajtur këtyre bazave, principeve dhe teknikave që shërbejnë për t’u informuar rreth studimit të asaj fushe. Shkenca e Usuli Hadithit merret me teknikat dhe metodat që shërbejnë në studimin e fushës së hadithit dhe njihet edhe si مصطلح الحديث. Dijetarët e kanë zhvilluar këtë shkencë nëpërmjet gjurmimit dhe studimit, duke u bazuar në praktikat e atyre që e kanë themeluar atë. Çështjet që shqyrton: Llojet e disiplinave të ndryshme që kanë të bëjnë me hadithin, llojet e vargjeve, vlerësimet për tekstin, mënyrat e transmetimit etj. Çakan, Hadis Usulü, İstanbul 2009, 15. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, Tiranë, 2017, 28.
2Rëndësia e hadithit, marrëdhëniet e shkencës së hadithit me shkencat e tjera islame, ndarja e disiplinave Shkenca e hadithit ndahet në: Rivajetu’l-Hadith dhe Dirajetu’l-Hadith. Rivajet-ul Hadith merret me studimin dhe mësimin e një hadithi të plotë, duke nisur nga senedi i tij deri sa përfundon metni (përmbajtja). Librat e haditheve të kësaj kategorie janë shembuj siç janë: Sahihajn, Sunenët, Musnedët, Mu’xhemët, Xhuzet e haditheve etj. Dirajet-ul Hadith është shkenca që merret me kushtet (shartet) e transmetimit të haditheve, me llojet e transmetimeve si dhe me ahkamin e tyre (nxjerrja e vendimeve ligjore-fetare). Gjithashtu merr në studim jetën e ravi-ve, kushtet për të qenë ravi (transmetues), jetën (biografinë) dhe karakteristikat e personalitetit të ravive, metodat e nxjerrjes së hukmit nga një hadith, metodat dhe teknikat që shërbejnë në klasifikimin e senedit dhe metnit, llojet dhe ndarjet e haditheve sipas kategorive (sahih, hasen, daif, merfu, meukuf, maktu, ali, nazil etj.), metodat e mësimit dhe transmetimit të haditheve (ahz dhe tahammul), analizën e ravive brenda senedit të hadithit, marrëdhënien midis ravit (që transmeton) dhe mervit (ai që e merr transmetimin) që ka të bëjë me kategorizimin ‘red’ dhe ‘kabul’. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 41.
3 Zhvillimi i hadithit sipas periudhave: brezat sahabe, tabiinë, tebi-tabiinë Shpjegohet historia e hadithit dhe zhvillimit te tij në brezat e sahabëve, të tabiinëve dhe të ndjekësve të tyre, zanafilla e mësimit të hadithit. historia e hadithit, para se te vinte periudha e tedvinit njihej me se shumti ne dy shekujt e pare te zhvillimit te tij. Çështje të tilla si zhvillimi i pamjaftueshëm i kulturës së shkrimit në periudhat e hershme të Islamit, dhe fakti që i Dërguari i Allahut s.a.s. i inkurajoi ata të mësojnë përmendësh dhe t'i transmetojnë hadithet, janë arsyet kryesore për detyrën e zbulimit dhe ruajtjes së haditheve. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 249. Çakan, Hadis Usulü, 71.
4Periudha e tedvinit: mbledhja e haditheve në vepra dhe klasifikimi i tyre, Veprat dhe autorët më të shquar Dijetarët i kanë ndarë periudhat e shkrimit të haditheve dhe mbledhjes së tyre në libra nga shekulli I-III hixhri në katër periudha si hifdh, kitabet, tedvin dhe tasnif. Omar ibn Abdulaziz ka qenë i pari që ka vendosur në mënyrë zyrtare përpjekjen e mbledhjes së haditheve në vepra. Për herë të parë këtë e realizoi imam ez-Zuhri. Xhuzi i haditheve të tij përmbante hadithe me tematika të ndryshme. Pasi që nisi periudha e tasnifit u shkruan vepra në bazë: temave (renditje sipas temave) dhe transmetuesve (renditje alfabetike). Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 311. Çakan, Hadis Usulü, 17.
5Ndarja e transmetimeve në kategori dhe llojet e tyre, Hetimi dhe analiza e vargut të hadithit dhe dëshmitë përforcuese Ndarja e transmetimit: Rivajeti ndahet në: A). Rivajeti para tasnifit/përpara Kutubi Sittes B). Rivajeti pas periudhës së tasnifit Sahife – janë shkrimet e sahabëve të cilët kanë mbajtur shënim hadithe me qëllimin e memorizimit. Xhuzet – janë përmbledhje në disa forma: përmbajnë transmetime të një ravi, apo kanë tematika të caktuara. Erbeun – janë vepra që shkruesi ka zgjedhur të përmbledhë 40 hadithe të një teme të caktuar. Sistemi Ala er-Rixhal përfshin: Musned – sistem që merr për bazë renditjen alfabetike të sahabëve në disa mënyra të ndryshme. Mu’xhem – ky sistem gjithashtu përfshin hadithe sipas renditjes alfabetike të emrave të sahabëve, të shejhëve (mësuesve të shkruesve), apo edhe të zonave gjeografike (transmetimet e marra të një vendi të caktuar). Ala el-Ebuab – është sistemi që merr për bazë renditjen e haditheve sipas temave. Ale el-Ahruf – sistem që vjen në periudhat më vonë, pas tasnifit. Analiza e vargut të hadithit është proces që investigon detajet që duhen marrë parasysh sa i përket transmetuesve, në mënyrë që të vendoset se një transmetim është i njëjtë apo i ngjashëm me një tjetër. Ky proces njihet si i’tibar. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 167. Çakan, Hadis Usulü, 60.
6Llojet e hadithit sipas numrit të transmetuesve në varg dhe llojet e hadithit sipas mbarimit të vargut, Vargu muttasil dhe mursel Senedi është vargu i transmetuesve, të cilët përcjellin hadithin merfu, meukuf apo maktu. Termi isnad është sinonim me fjalën sened. Senedi e mbron hadithin nga falsifikimi apo ndryshimi, e mbron atë nga shtesat dhe shkurtimet. Dijetarët bazohen tek senedi, për të vlerësuar nëse një hadith është i pranuar apo i refuzuar. Sened muttasil është varg që arrin deri tek Profeti s.a.s. duke përfshirë të gjithë transmetuesit brenda vargut, ndërsa mursel është vargu të cilit i kanë rënë një apo më shumë transmetues. Hadithi sipas mbarimit të vargut është kudsi, merfu, meukuf, maktu. Hadith kudsi është çdo fjalë që Profeti s.a.s. ia cilëson Allahut, ndërsa formulimi është nga Profeti s.a.s. Hadith merfu është çdo fjalë, veprim, miratim, cilësi fizike apo morale që sahabët ia cilësojnë Profetit s.a.s. Hadith meukuf në rast se ky transmetim i cilësohet sahabëve. Hadith maktu në rast se ky transmetim i cilësohet tabiinëve. Llojet e hadithit sipas numrit të transmetuesve ndahen në: Muteuatir, Mesh’hur dhe Ahaad. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 46. Çakan, Hadis Usulü, 91.
7Hadithi makbul dhe merdud, Vlerësimi i hadithit dhe ndarja në grada: sahih, hasen, daif Hadithi makbul është i pranuar dhe vlerësimi i tij konsiderohet i vlefshëm: sahih dhe hasen. Hadithi merdud nuk plotëson kushtet e hadithit makbul: hadithi daif. Hadith sahih: Hadithi që transmetohet me varg të pandërprerë (muttasil), nga transmetues të besueshëm, nga fillimi i vargut deri në fund të tij, duke qenë varg i ruajtur nga kundërshtitë mes transmetuesve dhe duke mos patur shkaqe të fshehta dobësie. Hadith hasen: Hadithi që transmetohet me varg të pandërprerë, me transmetues të drejtë nga fillimi i vargut deri në fund të tij – por ndonjëri prej tyre nuk ka përpikmërine e duhur (dabt) – nuk ka mospërputhje mes transmetuesve dhe nuk ka shkaqe dobësie të fshehta. Hadithi daif: Hadithi që nuk plotëson një nga kushtet bazë të hadithit sahih dhe hadithit hasen. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 65. Çakan, Hadis Usulü, 105.
8Provim Gjysmëfinal
9Llojet e hadithit të dobët sipas kritikës së transmetuesit dhe sipas shkëputjes në varg Hadithi i dobët (daif) ka dy arsye kryesore pse është merdud: A). prej kritikës që i bëhet ravit. B). Prej shkëputjes brenda vargut. Jepen shpjegimet e llojeve të hadithit të dobët si më poshtë: A). Hadithi mursel, munkati, mu’dal, mualak, mudeles. B). Hadithi meudu, metruk, munker, mualel, mudraxh, maklub, mudtarib, shadh, musahhaf, muharraf. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 83. Çakan, Hadis Usulü, 113.
10Atributet e besueshmërisë së transmetuesit: Adalet dhe Dabt, Të metat që cenojnë atributet adl dhe dabt – Metain-i Ashera Shpjegohen atributet e adlit dhe dabtit tek transmetuesi dhe arsyet që cenojnë besueshmërinë e tij. Adli i një transmetuesi është vlerësimi që i është bërë nga një apo më shumë kritikë si njeri i drejtë. Dabt nënkupton se transmetuesi e ka dëgjuar hadithin, e ka mbajtur mend dhe e ka transmetuar atë ashtu siç e ka dëgjuar dhe siç e ka mësuar përmendësh. Një transmetues mund të akuzohet për 10 shkaqe, pra ai: gënjen (kidhb), akuzohet si gënjeshtar (ittihamul kidhb), është i shthurur (fisk), nuk identifikohet (xhehalet), bën bid’ah (bidat) (këto janë pesë të metat që cenojnë atributin e Adlit-besueshmërisë), gabon në transmetim (galat), tregohet i shkujdesur (gaflet), bën gabime të paqëllimshme (uehm), transmeton ndryshe nga një transmetues më i besueshëm (muhalefetu eth-thikah), ka kujtesë të keqe (su-i’l hifdh) (këto janë pesë të metat që cenojnë atributin e Dabtit-përpikmërisë). Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 291. Çakan, Hadis Usulü, 69.
11el-Xherhu ue’t-Ta’dil: kritika dhe vlerësimi i transmetuesve dhe historiku i tij, Zhvillimi i haditheve të trilluara Nga koha kur ndërroi jetë Profeti a.s. deri në vitin 150 hixhri, periudha e tabiinëve, kritika vazhdonte të bëhej gojarisht për sa i përket dabtit të personit. Mirepo, për shkak se dolën grupime të ndryshme si Harixhije, Shia, Kaderije, të cilët dolën nga rrethi i ehli sunetit, kritika nisi të bëhej edhe sipas adlit të transmetuesit. Në periudhën nga shek. II deri nga mesi i shek. II, u rrit numri i transmetuesve të hadithit, u shtuan transmetimet edhe nga grupime të ndryshme politike dhe ideologjike, kështu dijetarë të mëdhenj tabiinë nisën përdorimin e xherhit dhe ta’dilit. Periudha pas mesit të shek. II është koha e etbai tabiinëve. Në këtë periudhë rritet numri i transmetuesve, si rezultat edhe shtohet kritika ndaj tyre. Kjo është koha kur u shkruajtën veprat e kritikës së transmetuesit. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 280. Çakan, Hadis Usulü, 79.
12Kavaidu’l Xherhi ue’t- Ta’dil: Parimet e kritikës Në librat e Usulit, shpjegohen disa rregulla në lidhje me deklarimin e kualifikimeve të transmetuesve, që u pranohet transmetimi. Këtu përfshihen: cilësitë e adlit dhe dabtit të transmetuesit, dëshmitë e personave që njohin transmetuesit e besueshëm, deklarimi i transmetuesit për cilësi të fortë të dabtit kur përputhet me transmetimet e ravive që janë thikaat (të besuear), usul-i tezkije, mënyrat e shprehive që përdoren gjatë transmetimit dhe konstatimi i besueshmërisë në bazë të tyre, refuzimi i transmetuesve mexh’hul el-ajn apo mestur, diskutimi mbi transmetimet e atyre që praktikojnë bid’ah dhe mbi ata që njihen si fasik, veprimi juridik sipas transmetimeve të personave që shfaqin cilësinë e dobët të dabtit (kujtesë e dobët, harresë), refuzimi i transmetimit të atyre që veprojnë me shkujdesje, transmetimet që merren nga persona që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, etj. Prof. Ahmed Naim Bey, Hadis Usulü ve Istilahlari, Istanbul, 2010, 361.
13Mënyrat e mësimit të hadithit: Ahdh, tahammul, eda, Etika në transmetim Arti i transmetimit të haditheve kalon në bazë të një etike që duhet të respektohet dhe të drejtohet me kujdes të veçantë nga shejhu (mësues) dhe talebeja (nxënësi). Këtu përmenden mënyrat e transmetimit, sipas të cilave kuptohet se si një transmetim është mësuar përmendësh dhe si është përcjellë tek të tjerët. Kjo njihet si Ahdh dhe tahammul. Përcjellja e transmetimeve quhet eda. Mënyrat e transmetimit janë: Semea’, kiraet, ixhazet, munauele, kitabet, i’lam, vasijet, vixhade. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 205. Çakan, Hadis Usulü, 51.
14Disiplinat e hadithit, Metodat e leximit të hadithit në transmetim, Studimet e fundit të dijetarëve në shkencën e hadithit Shkenca e hadithit ka disa fusha studimi: Garibu’l hadith, hadithi muhkem, hadithi mushkil, hadithi muteshabih, muhtelifu’l hadith, hadithi nasih dhe mensuh, esbabu’l vurud. Esbabu’l vurud është fusha që studion shkaqet e thënies së hadithit në një situatë të caktuar. Garibu’l hadith merret me studimin e fjalëve që përdoren në transmetim. Ilel’ul hadith është studimi i defekteve apo mangësive brenda një hadithi. Muhtelifu’l hadith merret me studimin e transmetimeve që kanë kundërthënie midis tyre në kuptim. Nasih-mensuh është studimi i arsyeve të anulimit të hadithit. Sherhu’l hadith merr në studim shpjegimin dhe komentimin e hadithit. Xherh dhe Ta’dil studion kritikën dhe vlerësimin e ravit. Ilmu’l Rixhal është studimi i biografive të transmetuesve. Musallari, Njohuri themelore në shkencën e hadithit, 332. Çakan, Anahatlariyla Hadis, 74.
15Projekt semestral Këtu përfshihet aktivizimi i studentit në lëndën e hadithit, duke bërë një punim që synon rritjen dhe zhvillimin e studentit në fushën e studimit të hadithit dhe disiplinave të tij. Jepet një temë e cila punohet për një periudhë kohore, ku studenti ka në dorë materialin dhe bën një projekt, të cilin do ta prezantojë me qëllim që të vlerësohet për aftësitë e tij. Vlerësimi i projektit përfshin njohuritë e arrira të studentit gjatë zhvillimit të lëndës në këtë semestër.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të dijë çfarë është shkenca e hadithit, si ka nisur zhvillimi i hadithit në periudha të ndryshme.
2Të njohë terminologjinë e literaturës së hadithit. Të dijë konceptet kryesore dhe ti njohë përkufizimet e tyre.
3Të njohë disiplinat e hadithit dhe fushat e studimit të tij. Të njohë kategoritë e ndryshme të llojeve të hadithit.
4Të njohë autorët më të shquar të cilët kanë shkruar vepra dhe kanë dhënë kontribut në këtë fushë.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale130
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale120
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 122
Gjysmë finale 177
Provimi final 11010
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)