
Emri i Lëndës : Gjuhë Shqipe I | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ALB 101-2 | C | 1 | 4 | 0 | 0 | 4.00 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm. | |||||||
Objektivat | •Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Gjuha shqipe në një vështrim të përgjithshëm: -origjina dhe emri -dokumentet e para -dialektet -alfabeti -shqipja letrare | |||||||
2 | Leksiku i shqipes: Fjalori - Llojet e fjalorëve - Ç’është fjalori shpjegues dhe si përdoret ai? | |||||||
3 | Semantika - Kuptimi i fjalëve - Fusha leksikore dhe kuptimore - Sinonimet, antonimet, homonimet - Shprehjet frazeologjike | |||||||
4 | Fjalët e huaja në gjuhën shqipe - Neologjizmat - Huazimet dhe llojet e tyre | |||||||
5 | Burimet e pasurimit të gjuhës shqipe - Shqipërimi i disa fjalëve dhe prapashtesave të huaja - Ndërkombëtarizmat dhe terminologjitë e fushave të ndryshme. | |||||||
6 | Normat e shqipes standard - Shprehitë e të shkruarit drejt - Karakteristikat e gjuhës standard - Ilustrime me shembuj të shtypit të shkruar (gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore) | |||||||
7 | GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT - Ndërrimi i gjinisë së shumësit të emrave mashkullorë - Emra me temë të njëjtë në të dyja gjinitë - Trajta dhe rasa e emrit - Përdorimi i emrave të përveçëm | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Përemri - Përemri vetor - Trajtat e shkurtra të përbëra - Drejtshkrimi i trajtave të përbëra - Sintaksa e përemrit vetorë Gabimet në përdorimet e trajtave të shkrurtra | |||||||
10 | - Rendi i gjymtyrëve në fjali - Rendi i përcaktorëve të një emri - Përshtatja e gjymtyrëve në fjali - Përshtatja e kohëve në periudhën me nënrenditje | |||||||
11 | Fjalitë e përbëra me bashkërenditje Llojet, ndërtimet. | |||||||
12 | Fjalitë e përbëra me nënrenditje: - Përcaktore - Ftilluese - Kohore - Qëllimore - Vendore - Shkakore - Rrjedhimore - Lejore - Kushtore - Krahasore - Mënyrore - Sasiore | |||||||
13 | - Rastet jonormative të përdorimit të foljeve - Roli i pikësimit në organizimin e mendimit -Parimet e pikësimit | |||||||
14 | - Klasifikimi i shenjave të pikësimit - Përdorime të veçanta të shenjave të pikësimit - Pikësimi në fjalinë e thjeshtë - Pikësimi i periudhës dhe paragrafëve të gjatë | |||||||
15 | Përsëritje | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | Shtypi i përditshëm. Këtu përfshihen të gjithë titujt e gazetave dhe të revistave, nga të cilat do të përzgjidhet një titull nga studenti dhe do të hulumtohet gjatë gjithë vitit akademik | |||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore. | |||||||
2 | Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare. | |||||||
3 | Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 20 | ||||||
Kuize | 4 | 20 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 10 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 50 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 4 | 64 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 2 | 28 | |||||
Detyra | 0 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 10 | 10 | |||||
Provimi final | 1 | 20 | 20 | |||||
Të tjera | 1 | 5 | 5 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 127 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5.08 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)