Departamenti i Shkencave Islame organizon programin “Mirë se vjen Ramazan”

Departamenti i Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar Bedër, në vigjilje të muajit të begatë të Ramazanit, organizoi programin e titulluar “Mirë se vjen Ramazan”. 
Fillimisht programi u çel me këndim Kurani nga imam Abdullah Ziba, njëkohësisht student i diplomuar pranë departamentit të shkencave Islame, Bedër. Për të vijuar me pas me fjalën përshëndetëse të pedagogut të departamentit të shkencave Islame Dr. Xhemal Seferti si dhe fjalën e z. Ali Zaimi, kryetar i bordit të administrimit pranë Kolegjit Universitar Bedër. 
Krahas prezantimit të punimeve të ndryshme mbi rëndësinë dhe vlerat e muajit të Ramazanit dhe agjërimit në të, prezantimet e poezive dhe ilahive të ndryshme i dhanë një atmosferë festive këtij aktiviteti.