Leksioni i hapur me temë "Diskursi fetar: mesazhi i dialogut ndaj gjuhës së urrejtjes"

Departamenti i Shkencave Islame, në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot aktivitetin me temë: Diskursi fetar: mesazhi i dialogut ndaj gjuhës së urrejtjes, me të ftuar 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐒𝐨𝐭𝐢𝐫𝐢𝐨𝐬 𝐒. 𝐋𝐢𝐯𝐚𝐬, profesor në 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐈𝐨𝐧𝐢𝐚𝐧 në Korfuz, Greqi.

 

Gjatë fjalës së tij, ai qëndroi në dimensionin universal që feja ka në vetvete dhe mesazhet kryesore që ajo synon të përcjellë tek ndjekësit e saj.

 

Prof. Dr. Livas theksoi se nëse feja humbet universalitetin e saj, ajo mund të shndërrohet në një sëmundje dhe mjet në duart e mekanizmave politikbërëse dhe vendimmarrëse. Gjithashtu ai qëndroi në elaboratin e përkufizimit të “gjuhës së urrejtjes” parë nga këndvështrime të ndryshme si ai politik, fetar, kulturor dhe social. Në fund takimi u mbyll me një seancë pyetje përgjigjesh. 

 

Gjithashtu ai u prit në një takim nga Prof. Dr. Gjergji Sinani, rektor i Kolegjit Universitar Bedër, prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor në Bedër.