Marrëveshje Bashkëpunimi midis dy Këshillave Studentore

Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar Bedër nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, për promovimin e bashkëpunimit të dyanshëm në dobi të interesave studentore.

Presidenti i KSKUB, Kristi Mukollari dhe Presidenti i KSFSHN, Xhuljan Guçe, së bashku me përfaqësues të tjerë të studentëve u zotuan se me anë të kësaj marrëveshje do tju sigurojnë të dyja palëve promovim e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitetet akademike, hulumtuese dhe sociale.