Mbahet ceremonia hapëse e projektit “Urtësitë e Traditës Profetike”

Klubi studentor “Mendim, Kulturë dhe Art Islam”, në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame, organizoi dje ceremoninë hapëse të projektit “Urtësitë e Traditës Profetike”, i cili këtë vit mbahet për herë të dytë. Ky projekt, i cili do të zhvillohet në formë konkursi, synon njohjen e dobive dhe urtësive të traditës së Profetit Muhammed (s.a.s.).
 
Të pranishëm në këtë event ishin edhe Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu dhe Zv. Kryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica, rektori i universitetit Bedër Dr.Gjergj Sinani; Përgjegjësi i departamentit të Shkencave Islame, Dr.Xhemal El Safarty, të cilët treguan për vlerën që ka Tradita Profetike dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të përkrahur këtë nismë të dobishme dhe të nevojshme për kohën që jetojmë!